51 organizata shqiptaro-amerikane letër Ramës: Ndal dhunën, jep dorëheqjen

E martë, 17 Nëntor, 2026

51 organizata shqiptaro-amerikane i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar mënyrën se si qeveria shqiptare ka menaxhuar protestat në Shqipëri që prej 13 tetorit 2026.

Në letrën e publikuar më 17 nëntor, organizatat shprehin mbështetjen për protestat paqësore dhe të drejtën e qytetarëve për të kërkuar luftën kundër korrupsionit, transparencë, përgjegjësi politike dhe reforma.

Nënshkruesit pretendojnë se, pas më shumë se katër muajsh protestash pa incidente madhore, situata është përshkallëzuar që prej 13 tetorit, duke sjellë përplasje, të plagosur mes protestuesve dhe efektivëve të policisë, si dhe dëme materiale. Sipas tyre, reagimi i autoriteteve është shoqëruar me përdorim joproporcional të forcës, arrestime, kërcënime dhe masa ndëshkuese ndaj protestuesve.

Në këtë kontekst, 51 organizatat i drejtojnë kryeministrit dhjetë kërkesa konkrete. Ato kërkojnë ndalimin e përdorimit të tepruar të forcës dhe gazit lotsjellës, identifikimin e qartë të punonjësve të policisë, lirimin e personave të ndaluar vetëm për pjesëmarrjen në protesta paqësore dhe hetimin e pavarur të rasteve të pretenduara të dhunës ndaj të miturve.

Një tjetër kërkesë lidhet me pezullimin e zbatimit të legjislacionit të ri për protestat, të miratuar me dekret emergjence më 28 tetor, pa debat parlamentar. Organizatat kërkojnë që ky legjislacion të shqyrtohet nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni i Venecias, përpara se të zbatohet.

Letra kërkon gjithashtu publikimin, brenda 30 ditësh, të një raporti të plotë mbi veprimet e policisë që prej 13 tetorit, përfshirë urdhrat për përdorimin e forcës, numrin e arrestimeve dhe ndalimeve, personat e plagosur, mjetet e përdorura dhe masat disiplinore ndaj efektivëve.

Nënshkruesit kërkojnë edhe akses të plotë për hetuesit ndërkombëtarë, hetim të pavarur të çdo ankese për abuzim dhe dëmshpërblim për qytetarët që mund të jenë prekur nga veprime të paligjshme të autoriteteve. Ata u bëjnë thirrje gjithashtu Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare të mbështesin hetimet e pavarura dhe të garantojnë mbrojtjen e SPAK nga çdo ndërhyrje politike.

Kërkesa e fundit drejtuar kryeministrit është ajo për marrjen e përgjegjësisë politike dhe dorëheqjen e tij. Sipas organizatave shqiptaro-amerikane, kjo do të krijonte kushtet për një tranzicion paqësor dhe për reforma institucionale e zgjedhore.

Letra u është dërguar gjithashtu 246 institucioneve dhe zyrave, mes tyre Departamentit Amerikan të Shtetit, anëtarëve të Kongresit amerikan, Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave për të drejtat e njeriut.

Në përfundim, organizatat u bëjnë thirrje institucioneve ndërkombëtare, vëzhguesve të të drejtave të njeriut, juristëve dhe gazetarëve të ndjekin nga afër zhvillimet në Shqipëri, ndërsa qytetarëve që protestojnë u kërkojnë të ruajnë karakterin paqësor të tubimeve.

Letra e plotë në anglisht dhe shqip, lista e organizatave nënshkruese, si dhe një faqe që ofron ndihmë juridike falas për personat e prekur nga zhvillimet, janë publikuar në faqen albanianswithoutborders.com.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.