Nëntori shqiptar në Kroaci me një kalendar të pasur aktivitetesh

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në këtë muaj të rëndësishëm për shqiptarët kudo në botë, komuniteti shqiptar në Kroaci do të zhvillojë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike, në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit dhe Kulturës Shqiptare.

Programi, i organizuar nga Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë dhe shoqata të tjera shqiptare, përfshin veprimtari në Zagreb dhe Osijek, me synimin për të promovuar historinë, traditat dhe kulturën shqiptare, si dhe për të bashkuar komunitetin përmes aktiviteteve të përbashkëta.

Aktivitetet përfshijnë edhe një dalje televizive në median publike kroate. Më 15 nëntor, në orën 15:00, përfaqësuesit e Shoqatës së Shqiptarëve Veteranë të Luftës së Atdheut në Kroaci, Esad Kiki Čollaku dhe Tom Kačinari, do të jenë të ftuar në emisionin Posebno gostovanje në HRT 4, të drejtuar nga Petar Vlahov.

Po atë ditë, në orën 18:30, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb do të promovohet libri “Nëna Terezë dhe populli i saj shqiptar”, me autorë Don Ndue Ballabani dhe dr. Tonin Çobani. Vepra do të prezantohet edhe në gjuhën kroate me titullin “Majka Tereza i njezin albanski narod”.

Më 22 nëntor, në Hotel Antunović në Zagreb, do të organizohet Festivali Etnografik “Traditat nga rajoni i Hasit – Hapat e Trashëgimisë”, ku do të prezantohen traditat dhe veshjet kombëtare shqiptare.

Programi kulturor do të vijojë më 26 nëntor me shfaqjen e filmit me metrazh të shkurtër “Invalidi”, me regji të Dibran Fyllit, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb.

Ndërsa më 27 nëntor, në Hotel Antunović, do të organizohet një mbrëmje muzikore me pjesëmarrjen e këngëtarëve Sinan Vllasaliu dhe Gentian Gojani.

Një tjetër aktivitet do të jetë ekspozita “Gruaja mes traditës dhe lirisë”, e cila do të qëndrojë e hapur nga 28 deri më 30 nëntor në Galerinë e Kristofor Stankoviqit, në Zagreb.

Festimet do të përfshijnë edhe qytetin e Osijekut

Më 28 nëntor, në orën 18:00, Shoqata e Shqiptarëve të Qarkut Osijek-Baranja do të organizojë manifestimin e Ditëve të Kulturës dhe Traditës Shqiptare.

Programi do të përfshijë një koncert me këngëtarët Gentian Gojani dhe Shaban Jetishi, të shoqëruar nga Orkestra Akord. Aktiviteti do të zhvillohet në sallën e lagjes Novi Grad, në adresën K. P. Svačića 36. Hyrja do të jetë e lirë, ndërsa për rezervime është vënë në dispozicion numri 099/2900455.

Veprimtaritë në Zagreb organizohen nga Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, në bashkëpunim me Klubin e Rinisë Shqiptare, shoqatën Shkëndija, Këshillin e Pakicës Kombëtare të Qytetit të Zagrebit dhe partnerë të tjerë.

Përmes këtij programi, shqiptarët në Kroaci i bashkohen atmosferës së festimeve kombëtare, duke e shënuar këtë periudhë përmes muzikës, artit, letërsisë dhe promovimit të trashëgimisë shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.