“Mbretëresha Teuta 2026” në Zagreb,nderohen 6 personalitete shqiptare dhe kroate

E martë, 17 Nëntor, 2026

“Mbretëresha Teuta 2026” ndau çmimet për Dashamir Uruçin, Jahja Kokajn, Sanja Plešën, Rita Saliun, Slava Božičevićin dhe, pas vdekjes, Milan Šufflayn.

Në një atmosferë madhështore dhe solemne, më 5 nëntor 2026, në Shtëpinë e Gazetarëve në Zagreb, u mbajt manifestimi “Ditët e Mbretëreshës Teuta2026”, kushtuar urave të trashëgimisë diplomatike, shkencore dhe kulturore të shqiptarëve dhe kroatëve ndër shekuj.

Me përkrahjen e Presidentit të Republikës së Kroacisë, Qeverisë kroate, Këshillit për Pakicat Kombëtare dhe Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta për vitin 2026”, duke nderuar kontributin e laureatëve në shkencë, kulturë, humanizëm, ruajtjen e identitetit dhe miqësinë ndërmjet dy popujve.

Çmimet u dorëzuan nga regjisorja dhe gazetarja mirënjohur në Kroaci zonja Shenida Bilalli, presidente e Mbretëreshes Teuta. Klubit të femrave Shqiptare të Kroacisë Mbretëresha Teuta.

Një moment veçanërisht domethënës ishte nderimi pas vdekjes i albanologut dhe historianit Milan Šufflay.

Çmimin në nderim të tij e pranoi Ante Brešić fisnik Mikulić, kryetar i shoqatës mbretërore kroate i cili ishte shumë falënderues për kujdesin e popullit shqiptar ndaj Albanologut të mirënjohur që humbi jetën për të treguar të vertetën e shqiptarëve.

Në mesin e të pranishmëve si folës ishte ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesić, prania e të cilit ngjalli interesim të madh dhe u prit me ngrohtësi e simpati nga publiku, veçanërisht nga shqiptarët, të cilët vlerësojnë miqësinë dhe përkrahjen e tij.

Të pranishëm ishin gjithashtu akademiku Emilio Marin, ish-ambasador i Kroacisë pranë Selisë së Shenjtë, diplomatë dhe personalitete të jetës shkencore, kulturore e publike, drejtori i Ministrisë së Shkencave dhe Arsimit të Kroacisë Nandor Capo, Idriz Sulejmani kryetari i këshillit të pakicës shqiptare për Istra dhe Porec dhe biznesmeni i mirnjohur dhe shumë i sukseshëm në Itali dhe Venedik z. Muharrem Salihu.

Mbrëmja u pasurua me programin artistik të grupit të vallëzimit “Ilire”, me koreografi për mbretëreshën Teuta me 5 performanca të baletit klasik dhe modern Shenida Bilallit, si dhe me pjesëmarrjen e Ansamblit “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova, nën drejtimin e Nurije Avdiut, i cili solli bukurinë dhe frymën e traditës shqiptare në skenën e Zagrebit.

Një vend të veçantë në program zuri monologu i Mbretëreshës Teuta, i interpretuar nga artistja e mirënjohur ne Kroaci, Mirna Stepinec dhe Nurije Malci Baduni nga Shqipëria .

Interpretimi i tyre solli emocion dhe forcë skenike, duke i dhënë zë figurës së mbretëreshës dhe mesazhit të saj të guximit, dinjitetit dhe qëndresës për të rinj.

Ky takim solemn në Zagreb ishte një homazh për personalitetet që me veprën e tyre ndërtojnë ura miqësie, ruajnë kujtesën historike dhe pasurojnë trashëgiminë e përbashkët shqiptaro-kroate.

Në event nuk ishin prezent nga ambasada e Kosovës në Kroaci.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.