Besian Kutleshi kapiteni shqiptar i kombëtares asustraliane U-17

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Nizami Rexhepi

Kapiteni i Kombëtares australiane U-17, Besian Kutleshi, flet për synimet në Kampionatin Botëror FIFA U-17, filozofinë e lojës sulmuese dhe dëshirën për të frymëzuar brezat e rinj.

Në momente të tilla, Besian Kutleshi e vlerëson edhe më shumë rrugëtimin e jashtëzakonshëm që ka përjetuar gjatë viteve të fundit, nga një talent i ri premtues deri te një futbollist që tashmë përfaqëson vendin e tij në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa shumë prej shokëve të tij të dikurshëm janë duke u përgatitur për provimet përfundimtare të shkollës së mesme, Kutleshi po studion kundërshtarët e Australisë në fazën e grupeve, Argjentinën, Danimarkën dhe Mozambikun, në prag të nisjes drejt Katarit për Kampionatin Botëror FIFA U-17.

Pasi udhëhoqi Australinë si kapiten gjatë gjithë fazës kualifikuese, Kutleshi është një nga lojtarët kyç të një grupi të mbushur me talente të reja, që ka arritur ta rikthejë Australinë në skenën botërore të futbollit për të rinj, për herë të parë që nga viti 2019.

Me studimet që tashmë kanë kaluar disi në plan të dytë, ndërsa karriera e tij profesionale po merr hov, 17-vjeçari i ka rrëfyer FIFA-s se ende e ka të vështirë ta besojë se është njëkohësisht pjesë e formacionit të rregullt të Melbourne City, një prej klubeve më të njohura në futbollin vendas, dhe se tani po përgatitet të përfaqësojë Australinë në Kampionatin Botëror U-17.

“Është padyshim një privilegj i madh të arrish të marrësh pjesë në një Kampionat Botëror. E di që këtë mundësi nuk e kanë shumë futbollistë, por ne kemi punuar jashtëzakonisht shumë për të arritur deri këtu.

Tani e dimë se në këtë garë përballen më të mirët me më të mirët, por nuk mendoj se duhet të kemi frikë nga askush. Përkundrazi, do të hyjmë në ndeshje me vetëbesim, duke synuar të tregojmë aftësitë tona dhe atë që përfaqëson futbolli australian.

Në aspektin personal, jam jashtëzakonisht krenar që kam arritur deri këtu, por e di se kam ende shumë punë për të bërë. Besoj se nuk janë të shumtë futbollistët që luajnë në këtë nivel në moshën 17-vjeçare. Po të mos ishte futbolli, javën e kaluar do të isha duke përfunduar provimet shkollore.

Unë besoj te vetja, te skuadra ime dhe te mundësitë tona për t’u përballur me çdo kundërshtar. Duam të tregojmë cilësitë tona. Jemi një skuadër sulmuese, që kërkon të luajë përpara dhe të mbajë topin nën kontroll.

Ne duam të jemi një skuadër sulmuese, një skuadër që njerëzit kënaqen duke e parë në fushë”, përfundoi kapiteni i Australisë U-17, Besian Kutleshi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.