Një kurs i ri i gjuhës shqipe ka nisur në ambientet e Qendrës së Jetës Aktive në Bursa, në Turqi, nën drejtimin e mësueses Tuta Tabaku.
Në kuadër të kursit janë shpërndarë edhe tekstet mësimore për nxënësit, të cilat ofrohen falas si dhuratë e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Edhe mësimdhënia në këtë kurs është falas, duke u krijuar pjesëmarrësve mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe, si dhe të njihen më nga afër me kulturën dhe traditat shqiptare.
“Nisma synon të mbështesë ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj të komunitetit shqiptar në Bursa” u shpreh mësuese Teuta Tabaku.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.