Muaji i Trashëgimisë Shqiptaro-Amerikane: Westchester vlerëson tre shqiptarë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Beqir SINA – New York
Në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Shqiptaro-Amerikane, Bordi i Legjislatorëve të Qarkut Westchester nderoi më 9 nëntor 2026 dy figura të spikatura të komunitetit në këtë konte.
Ceremonia u zhvillua në fillim të mbledhjes së rregullt të Bordit, në sallën e tij në 148 Martine Avenue, kati i 8-të, White Plains, kështu të paktën thuhet në njoftimin Bordi i Legjislatorëve të Qarkut Westchester, ku fton publikun të marrë pjesë personalisht ose virtualisht.
Në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Shqiptaro-Amerikane, ndër të nderuarit është edhe Sonny Vataj, këshilltar në North Castle dhe ndihmës-shef i Departamentit Vullnetar të Zjarrfikësve të Armonk-ut.
Vataj përfaqëson angazhimin e vazhdueshëm të shqiptaro-amerikanëve në qeverisjen lokale dhe në shërbimin publik, duke ndihmuar komunitetin e tij me përkushtim të heshtur e të qëndrueshëm.

Rruga e tij drejt shërbimit publik nisi në vitin 2012, kur ai u angazhua në fushatën elektorale të anëtarit të Asamblesë së Shtetit të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj. Ky angazhim u pasua nga dy mandate në Asamblenë e Shtetit të Nju-Jorkut, ku ai krijoi një vlerësim të thellë për rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve dhe përfaqësimit të interesave të tyre.

Përvoja e fituar në Albany i dha atij njohuri të çmuara mbi qeverisjen efektive dhe përfaqësimin e interesave të komunitetit, aftësi që ai synon t’i vërë në zbatim edhe në nivel lokal.

Por vëmendja kryesore e këtij nderimi natyrisht që qëndron  mbi çiftin Bruno dhe Liridona Ukaj, pronarë të restorantit Giovanni’s dhe mbështetës të njohur të komunitetit në Yonkers.
Ngase dhe historia e tyre është historia e shumë familjeve shqiptare që erdhën nga Kosova me duar bosh dhe ndërtuan jetë dinjitoze në Amerikë.
Bruno Ukaj lindi në Vranoc të vogël të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Baran. Në moshën 17-vjeçare, në fillim të vitit 1993, u detyrua të largohej nga Kosova sepse refuzoi të shërbente në ushtrinë serbe.
Pas një rruge të vështirë, arriti në Shtetet e Bashkuara më 17 maj 1993.
Këtu e pritën dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, të cilët kishin emigruar vite më parë dhe kishin nisur një biznes picerie në Manhattan.
Si shumica e emigrantëve, Bruno mbajti gjithmonë mendjen tek vendi i tij. Kur u kërkua, mori pjesë në demonstrata dhe dha mbështetje financiare. Me fillimin e luftës në Kosovë, u bë pjesë e Batalionit Atlantik dhe shërbeu deri në çlirimin e vendit.
Pas çlirimit të Kosovës ai u kthye në Amerikë, ku vazhdoi të punonte me nder si pronar restorantesh dhe i pronave private.
Sot Bruno jeton dhe punon së bashku me bashkëshorten, Liridona Ukaj, në qendër të Yonkers-it. Kanë dy fëmijë, Albin dhe Albën, që aktualisht ndjekin studimet universitare – njëri në vitin e dytë, tjetra në vitin e tretë.
Liridona,(bashkëshortja) duket se ka qenë gjithmonë krah i fortë i familjes dhe i biznesit, duke ndihmuar që Giovanni’s të bëhet jo vetëm një vend pune, por edhe një pikë referimi për komunitetin.
Çifti Ukaj thuhet se ka marrë më parë mirënjohje nga zyrat lokale. Por ky nderim nga Bordi i Westchester-it është i veçantë, dhe më se i merituar tha bashkëluftëtari i tij nga Batalioni Atkantiku Uk Lushi.
Bruno e Liridona vijn si shqiptaro-amerikanë, për kontributin dhe suksesin e arritur në këtë konte ku jetojn e punojnë qindra familje shqiptare.
Bruno vetë theksojë se : “Jemi mirënjohës. Kjo mirënjohje është më ndryshe, sepse na nderon si shqiptaro-amerikanë për atë që kemi ndërtuar këtu.”
Në një kohë kur shumë flasin në komunitetin tonë për identitet dhe integrim, Bruno e Liridona Ukaj dhe Sonny Vataj megjithse në heshtje (pa vet mburrje dhe vet lëvdata) tregojnë me punë konkrete se çfarë do të thotë të jesh pjesë e dy botëve pa i tradhtuar asnjërën.
Nga Vranoc i Deçanit te Main Street i Yonkers-it, nga refuzimi i një ushtrie kriminale te ndërtimi i një biznesi familjar dhe shërbimi publik – këta tre emra përfaqësojnë trashëgiminë e gjallë shqiptaro-amerikane që Westchester-i zgjodhi të nderojë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.