Itali/ Noel Ndou, fituesi i Çmimit “Gianfranco Marilli” në HackersGen 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një ekip të rinjsh nga qyteti i Leçes ka fituar vlerësimin e parë në një prej aktiviteteve kombëtare kushtuar inovacionit dhe teknologjisë në Itali. Në mesin e tyre është edhe i riu shqiptar Noel Ndou, i cili së bashku me pesë nxënës të tjerë të Institutit të Arsimit të Mesëm “Enrico Fermi” arriti të ngjitet në majën e podiumit në konkursin “Premio Gianfranco Marilli”, në kategorinë për klasat e treta dhe të katërta.

Çmimi u shpall më 22 tetor 2026, në qytetin e Treviglios, në provincën e Bergamos, gjatë edicionit të pestë të HackersGen 2026, një aktivitet kombëtar që mblodhi rreth 1.800 nxënës dhe mësues nga e gjithë Italia, në një ditë të dedikuar teknologjisë, inovacionit dhe profesioneve të së ardhmes.

Projekti fitues, i quajtur “VIVO BRACELET”, është një byzylyk inteligjent i konceptuar për të rritur sigurinë dhe për të ofruar asistencë për personat e moshuar. Pajisja mundëson monitorimin e rrahjeve të zemrës, identifikimin e rasteve të rrëzimit dhe dërgimin e një kërkese emergjente për ndihmë përmes një butoni SOS.

Sistemi shoqërohet edhe me një aplikacion, përmes të cilit familjarët mund të marrin njoftime në rastet kur personi që mban pajisjen ndodhet në një situatë emergjente. Një zgjidhje teknologjike që synon t’u përgjigjet nevojave konkrete të një grupi gjithnjë e më të madh të shoqërisë, duke ndërthurur inovacionin me kujdesin dhe sigurinë njerëzore.

Ekipi fitues përbëhet nga gjashtë nxënës: Noel Ndou, Andrea Podo, Manuel Quarta, Jury Caiulo, Denis Lezzi dhe Riccardo Martino, nën drejtimin e profesorit Diego De Lorenzis.

Projekti arriti të spikaste mes 72 propozimeve të paraqitura nga nxënës të shkollave të ndryshme italiane, duke siguruar vendin e parë në kategorinë përkatëse. Një rezultat që dëshmon jo vetëm përgatitjen teknike të të rinjve, por edhe aftësinë e tyre për të identifikuar probleme reale dhe për të propozuar zgjidhje përmes teknologjisë.

Suksesi i shkollës “Enrico Fermi” nuk u kufizua vetëm te çmimi i parë. Në të njëjtin aktivitet, një tjetër ekip nxënësish të këtij institucioni arriti të fitojë vendin e dytë në kategorinë e klasave të pesta, me projektin “Salenteasy”.

HackersGen është një aktivitet i organizuar nga Fondacioni Gianfranco Marilli E.T.S. në bashkëpunim me kompaninë SORINT.lab, me synimin për të afruar të rinjtë me botën e teknologjisë dhe për t’u krijuar mundësi të njihen me zhvillimet dhe profesionet e sektorit dixhital.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.