“Fishta Light”, një mbrëmje kushtuar trashëgimisë së At Gjergj Fishtës në Londër

E martë, 17 Nëntor, 2026

Trashëgimia letrare dhe kulturore e At Gjergj Fishtës do të jetë në qendër të një mbrëmjeje të veçantë kulturore që do të organizohet në Londër nga Instituti Fishta.

E titulluar “Fishta Light”, veprimtaria zhvillohet me rastin e 155-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës dhe synon të sjellë më pranë publikut shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar jetën, veprën dhe kontributin e një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Programi i mbrëmjes do të përfshijë interpretime muzikore dhe performanca artistike në nder të trashëgimisë së Fishtës, recitime poetike dhe skeçe teatrale të frymëzuara nga letërsia shqipe dhe traditat kulturore shqiptare.

Përveç programit artistik, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë produkte dhe ushqime tradicionale shqiptare, si dhe të bëhen pjesë e një takimi komunitar, që synon të krijojë hapësira komunikimi dhe njohjeje mes pjesëtarëve të diasporës shqiptare në Londër.

Përmes kësaj veprimtarie, organizatorët synojnë të ndërthurin kulturën, krijimtarinë dhe

Detajet e aktivitetit:

  • Data: E hënë, 30 nëntor 2026
  • Ora: 18:00–21:00
  • Vendi: St Gabriel’s Church, Pimlico
  • Adresa: Warwick Square, London SW1V 2AD
  • Organizator: Instituti Fishta

Vendet janë të kufizuara dhe organizatorët u bëjnë thirrje të interesuarve të rezervojnë pjesëmarrjen paraprakisht.

Kliko këtu për më shumë info https://www.trybooking.com/uk/event/fishta-light-127261?fbclid=IwY2xjawVcD4tleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mAWJyaWQRMURvSEkzU2Q1TDFEa2VtQ2NzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEf9oleT1yaf2JyZKhLl_85bG7sIYoNzriZWkrUGihB_1G1e_6e2nhjpKgOox8_aem_ZkI8MUtdtmLhSwtXV7PI7Q

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.