Sipërmarrja dhe diaspora shqiptare në fokus të aktivitetit në Harvard

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sipërmarrja, lidershipi dhe roli i diasporës në zhvillimin e Shqipërisë do të jenë në qendër të një diskutimi që do të zhvillohet në Universitetin e Harvardit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me titullin “From Roots to Results: A Fireside Conversation on Entrepreneurship, Diaspora, and Nation-Building” (Nga rrënjët te rezultatet: Një bisedë mbi sipërmarrjen, diasporën dhe ndërtimin e kombit), aktiviteti organizohet nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard dhe synon të trajtojë mënyrat se si biznesi, edukimi, filantropia dhe angazhimi komunitar mund të krijojnë ndikim afatgjatë në shoqëri.

Të ftuarit e këtij diskutimi janë Richard S. Lukaj dhe Ron Cami, dy profesionistë shqiptarë me përvojë në fushën e biznesit, investimeve dhe zhvillimit.

Richard S. Lukaj është investitor bankar, sipërmarrës dhe filantrop. Përmes veprimtarisë së tij, ai ka mbështetur projekte që lidhen me arsimin dhe zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore.

Ndërsa Ron Cami është partner në Flagship Pioneering, ku drejton iniciativa strategjike dhe transaksione kapitale.

Gjatë bisedës, dy të ftuarit do të ndajnë përvojat e tyre profesionale dhe këndvështrimet mbi mundësitë që krijon sipërmarrja, rëndësinë e lidershipit dhe mënyrat se si shqiptarët në diasporë mund të kontribuojnë në zhvillimin e vendit të origjinës.

Aktiviteti do të mbahet më 7 nëntor 2026, në orën 15:00 (EST), në Harvard Hall 101, në Harvard Yard, Cambridge, Massachusetts.

Takimi është falas dhe i hapur për publikun.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.