“Mësues për Italinë”, Qeveria premton 25 milion lek buxhet për 50 mësues

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Yllka Lezo

Një premtim i mbajtur ndaj diasporës apo një lëvizje politike për t’u treguar shqiptarëve në Itali se qeveria nuk i ka harruar, edhe në mandatin e katërt i cili zien mes protestave, skandaleve dhe dosjeve të funksionarëve të lartë në zyrat e SPAK?

Më 2 nëntor 2026, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027, ministri Ferit Hoxha njoftoi zgjerimin e programit “Mësues për Greqinë” edhe në Itali. Sipas të dhënave të bëra publike për këtë nismë, parashikohen 25 milionë lekë dhe mbështetja e 50 mësuesve.

Sigurisht që ky është një lajm pozitiv. Italia është një nga vendet me komunitetin më të madh shqiptar në Evropë dhe nevoja për mësimin e gjuhës shqipe është e konsiderueshme. Për shumë familje shqiptare, ruajtja e gjuhës së origjinës është një shqetësim i përditshëm, ndërsa mësuesit që kanë mbajtur gjallë shkollat shqipe kanë bërë një punë që shteti shqiptar për dekada nuk e ka mbështetur financiarisht.

Por pikërisht këtu duhët ngritur një pyetje thelbësore: A është ky program një politikë serioze arsimore për diasporën apo thjesht një skemë e kufizuar financimi, e cila nuk zgjidh problemet e vjetra të mësimit të gjuhës shqipe?

25 milionë lekë për 50 mësues: sa është realisht mbështetja?

Ministri Hoxha e prezantoi nismën si vazhdim të modelit të zbatuar në Greqi, duke e cilësuar atë një përvojë të suksesshme.

Sipas deklaratës së tij, “shteti shqiptar paguan mësues të certifikuar, të cilët zhvillojnë mësim në shkolla dhe ushtrojnë profesionin e tyre kundrejt një pagese mujore”.

Por (ndoshta sepse “Mësues për Italinë” ishte nje pjesë e vogël e prezantimit të projektbuxhetit të MPEJ!!! ) ministri nuk përmendi një bilanc konkret të programit në Greqi: sa mësues janë financuar, sa nxënës kanë përfituar, sa shkolla janë përfshirë, sa është rritur numri i fëmijëve që ndjekin mësimin dhe cilat janë rezultatet e matshme të kësaj nisme.

Të thuash se një program ka rezultuar i suksesshëm nuk është e njëjta gjë me të paraqitur një vlerësim të dokumentuar të rezultateve të tij.

Sipas modelit të zbatuar në Greqi, mësuesit përfitojnë rreth 340 euro në muaj për dy orë mësimi në javë, me kohëzgjatje 60 minuta për orë. Kontrata parashikohet për nëntë muaj dhe pagesat realizohen përmes ambasadës shqiptare, e cila ndjek dhe monitoron zbatimin e programit.

Nëse i njëjti model do të zbatohet në Itali, atëherë lind një tjetër pyetje: si është përllogaritur fondi prej 25 milionë lekësh?

Nëse 50 mësues do të paguhen me 340 euro në muaj për nëntë muaj, fondi i përgjithshëm i pagesave do të ishte 153 mijë euro, pa përfshirë ndonjë shpenzim tjetër. Kjo shumë duhet krahasuar me fondin e deklaruar prej 25 milionë lekësh (përafërsisht 275 mijë euro) dhe të shoqërohet me një pasqyrë të qartë financiare.

Ministria duhet të bëjë publike ndarjen e buxhetit: sa shkon për pagesat e mësuesve, sa për administrimin, sa për monitorimin dhe nëse ka fonde të tjera të parashikuara për programin.

Transparenca nuk është një kërkesë e tepruar. Bëhet fjalë për para publike dhe për një program që synon të mbrojë një interes kombëtar.

Paradoksi i kritereve: kush mund të bëhet mësues i shqipes në diasporë?

Një nga çështjet më problematike lidhet me kriteret e përfshirjes në Regjistrin Shtetëror të Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë.

Për të qenë pjesë e këtij regjistri kërkohen kualifikime dhe dokumentacion arsimor e profesional. Në thirrjet e mëparshme, kriteret kanë parashikuar diplomimin në universitet si kusht te domosdoshëm. Jo vetëm diplomimin në gjuhë shqipë por nje diplomë universiteti. Pra kushtine plotësoh dhe një diplomë e Universitetit të Sporteve apo Arteve.  Por a është një diplomë universitare, në vetvete, garanci për aftësi pedagogjike apo kompetencë në mësimdhënien e gjuhës shqipe.

Në të njëjtën kohë, ekziston një problem tjetër? Çfarë ndodh me mësuesit që kanë përfunduar shkolla të mesme pedagogjike, kanë përvojë të gjatë në mësimdhënie dhe janë të përgatitur profesionalisht, por nuk kanë diplomë universitare?

A duhet të përjashtohen automatikisht nga mundësia për të marrë pjesë në një program që synon pikërisht mësimin plotësues të gjuhës shqipe?

Nga ana tjetër, nëse kriteret interpretohen në mënyrë të tillë që të mjaftojë një diplomë e arsimit të lartë, pavarësisht lidhjes së saj me mësuesinë, atëherë lind pyetja se ku qëndron garancia e formimit pedagogjik të kandidatit.

Një person i diplomuar në një fushë krejt tjetër nuk mund të konsiderohet automatikisht i përgatitur për të dhënë mësim vetëm sepse ka përfunduar universitetin.

Shteti duhet të vlerësojë formimin pedagogjik, kualifikimin profesional, përvojën dhe aftësinë për të mësuar gjuhën shqipe, jo thjesht ekzistencën e një diplome në dosjen e aplikantit.

Mësuesit që kanë mbajtur gjallë shqipen për 30 vjet, ku janë në këtë skemë?

Kjo është ndoshta pyetja më e rëndësishme që duhet t’i bëhet qeverisë.

Në Itali ekzistojnë mësues dhe veprimtarë të arsimit shqip që prej më shumë se tri dekadash organizojnë mësimin e gjuhës amtare në mënyrë vullnetare, shpesh në kushte të vështira, me mbështetje të kufizuar nga institucionet shqiptare.

Ata kanë mbajtur shkollat shqipe, kanë organizuar aktivitete kulturore, kanë përgatitur materiale mësimore dhe kanë punuar me breza të tërë fëmijësh emigrantësh.

Sot, kur shteti vendos të financojë 50 mësues, duhet të shpjegojë se si do të përzgjidhen përfituesit dhe çfarë peshe do të ketë përvoja shumëvjeçare në këtë proces.

A do të kenë përparësi mësuesit që kanë kontribuar prej vitesh në komunitetet shqiptare?

A do të vlerësohet puna e tyre, numri i nxënësve që kanë edukuar dhe vazhdimësia e shkollave që kanë mbajtur hapur?

Apo përzgjedhja do të bëhet kryesisht mbi bazën e një regjistri administrativ dhe të dokumentacionit formal?

Apo si në rastin e përzgjedhjes së Mësues për Greqinë që u bënë me emërim nga Tirana?

Një program i ri, por pa përgjigje për pyetjet e vjetra

Ministri Hoxha e lidhi nismën “Mësues për Italinë” me Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026–2030, duke e cilësuar gjuhën shqipe si një nga urat më të forta mes fëmijëve të diasporës dhe atdheut.

Por një strategji kombëtare nuk mund të matet me numrin e programeve që shpallen apo me shumat që vendosen në një projektbuxhet.

Ajo matet me rezultatet dhe me ndryshimin që sjell në jetën e komuniteteve.

Në rastin e Italisë, qeveria duhet të bëjë publike të paktën këto elemente:

  • Listën e kritereve të përzgjedhjes së 50 mësuesve dhe mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.
  • Numrin e shkollave dhe qendrave ku do të zhvillohet mësimi.
  • Numrin e parashikuar të nxënësve përfitues.
  • Mekanizmin e kontrollit dhe monitorimit nga ambasada.
  • Kontratat, kohëzgjatjen e tyre dhe mënyrën e pagesës.
  • Raportin financiar të programit dhe ndarjen e 25 milionë lekëve.
  • Rezultatet konkrete të programit “Mësues për Greqinë”, mbi të cilat mbështetet zgjerimi në Itali.

Gjithashtu, duhet të sqarohet nëse mësuesit do të jenë të njëjtët përfitues vit pas viti, apo nëse do të ketë një proces të hapur konkurrimi dhe rivlerësimi.

Në Greqi, sipas informacionit mbi zbatimin e programit, mësuesit e vitit të dytë janë të njëjtët me ata të vitit të parë, atëherë duhet të sqarohet se si garantohet zgjerimi i rrethit të përfituesve dhe shmangia e përqendrimit të financimit te një grup i kufizuar personash.

Diaspora nuk ka nevojë për premtime, por për politika arsimore

Është pozitive që shteti shqiptar merr përsipër të paguajë mësuesit e gjuhës shqipe në Itali. Është një detyrim institucional që duhej të ishte përmbushur shumë më herët.

Por mbështetja e diasporës nuk mund të reduktohet në një program me 50 vende pune dhe një fond të kufizuar financiar.

Nëse qeveria e konsideron gjuhën shqipe një interes kombëtar, atëherë duhet të garantojë që kjo gjuhë të mësohet nga sa më shumë fëmijë, në sa më shumë komunitete, me mësues të kualifikuar dhe me standarde të njëjta cilësie.

Nuk mund të flitet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ndërsa mësuesit që kanë kontribuar për dekada mbeten pa mbështetje dhe pa një mekanizëm të drejtë përfshirjeje.

Nuk mund të flitet për sukses, pa publikuar rezultatet.

Dhe nuk mund të flitet për strategji kombëtare, nëse gjithçka mbetet në nivelin e premtimeve buxhetore.

Shqipja në diasporë nuk është pronë e qeverisë dhe as projekt i një mandati politik. Ajo është trashëgimi e brezave dhe përgjegjësi e shtetit shqiptar.

Prandaj, përpara se “Mësues për Italinë” të shpallet si një tjetër sukses i politikave ndaj diasporës, qeveria duhet t’u japë përgjigje mësuesve, prindërve dhe komuniteteve shqiptare: kush do të përfitojë, sipas cilave kritere dhe me çfarë rezultatesh të matshme?

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.