Tajlanda rivendos vizat turistike për Shqipërinë dhe Kosovën

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Edison Myrteza
“Shtetasit shqiptarë dhe atë të kosovës, mbajtës të pasaportës së zakonshme, që prej 15 shtatorit, nuk do të mund të udhëtojnë më drejt Tajlandës, pa patur vizën turistike më parë në pasaportë”. Ky është vendimi më i fundit të cilin qeveria e mbretërisë së Tajlandës e ka publikuar para pak kohësh.
Shqipëria dhe Kosova, renditen ndër vendet e para të listës së 21 vendeve, nga ku hiqet e drejta për të dyja vendet shqiptare ashtu si edhe për 20 vende të tjera, për të hyrë në territorin e vendit të diellit dhe plazhit pa vizë turistike”. Vendimi ka hyrë në fuqi që prej datës 15 shtator dhe nuk dihet nëse është i përkohshëm ose përfundimtar.
Sipas një informacioni zyrtar nga diplomacia shqiptare në Pekin, thuhet se “vendimi për rivendosjen e sistemit të vizave turistike ndaj shtetase shqiptarë dhe atyre të kosovës, është bërë pa u dhënë asnjë informacion zyrtar në kohën e duhur nga pala tajlandeze.
Nuk është njoftuar zyrtarisht paraprakisht por edhe atë ditë jo vetëm Ambasada Shqiptar në Pekin, por as vetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Vendimi përfundimtar nga ana e qeverisë së mbretërise tajlandeze, ka ardhur zyrtarisht gati një javë e ca pasi ishte miratuar dhe publikuar nga qeveria tajlandeze, gjë e cila është në kundërshtim me normat ndërkombëtare diplomatike”.
Vetëm gati një vit më parë, qeveria Taljandeze e renditi shqipërinë në vendet ku mund të hyje në territorin mbretëror pa vizë turistike për 60 ditë dhe nëse do të mund të qëndroje më tepër, një rinovim leje qëndrimi bëhej direkt në territorin tajlandez.
Një pjesë e madhe e shqiptarëve që jetojnë në Kinë apo edhe ne azinë juglindore, e kanë përzgjedhur tajlandën si vend për marrjen e një vize kineze për shkak të procedurave më të thjeshta në krahasim me vendet e tjera, por edhe për udhëtime turistike.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.