Ankona/ Policia sekuestron dergesat familjare të ushqimeve nga Shqipëria

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dërgesat që familjarët në Shqipëri nisin drejt të afërmve të tyre në Itali po përballen me bllokime dhe sekuestrime në doganën e Ankonës. Bëhet fjalë për pako që përmbajnë ushqime, produkte tradicionale, sende personale dhe mallra të ndryshme, të cilat, sipas denoncimeve, po ndalohen gjithnjë e më shpesh nga autoritetet italiane.

Situata raportohet të jetë përkeqësuar gjatë shtatë muajve të fundit. Familjarët pretendojnë se dërgesat janë kryer prej rreth katër vitesh pa probleme të ngjashme, ndërsa kontrollet në doganën italiane janë ashpërsuar muajt e fundit.

Pamjet e publikuara nga denoncuesit tregojnë çanta, kuti kartoni, shishe me vaj dhe produkte ushqimore të sekuestruara e të shpërndara pranë kontejnerëve. Në disa prej tyre shihen edhe punonjës të doganës duke hedhur në kosha mbeturinash qese me produkte ushqimore dhe sende të dërguara nga Shqipëria.

Sipas pretendimeve, përveç bllokimit dhe asgjësimit të dërgesave, ndaj transportuesve janë vendosur edhe gjoba që variojnë nga 1,000 deri në 12,000 euro.

Deri tani, pretendimet e bëra publike nuk shoqërohen me një sqarim zyrtar mbi arsyet konkrete të sekuestrimeve, kategoritë e produkteve të ndaluara apo bazën ligjore të gjobave të vendosura.

Mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për zbatim më të rreptë të rregullave doganore dhe kufizimeve për importin e produkteve ushqimore nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, apo për masa të tjera të marra nga autoritetet në Ankona.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.