Selanik/ Më 8 nëntor zhvillohet fushata e 15-të e dhurimit vullnetar të gjakut

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti Shqiptar i Selanikut u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në Greqi të bëhen pjesë e fushatës së radhës për dhurimin e gjakut, e cila do të zhvillohet të dielën, më 8 nëntor 2026, në spitalin “AHEPA” në Selanik.

Sipas njoftimit të komunitetit, dhurimi i gjakut do të kryhet nga ora 09:00 deri në 12:00, ndërsa për pjesëmarrje dhe informacion të mëtejshëm është vënë në dispozicion numri i telefonit 6938423120. Për dhuruesit do të ketë parkim në mjediset e spitalit.

Kjo është fushata e 15-të e dhurimit të gjakut e organizuar nga Komuniteti Shqiptar i Selanikut. Që prej krijimit të tij, komuniteti ka ngritur Bankën e Gjakut me leje nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë, për të ndihmuar personat që kanë nevojë për transfuzion.

Gjatë periudhës 2021–2026 janë zhvilluar 14 fushata, përmes të cilave janë dhuruar qindra njësi gjaku. Sipas komunitetit, tetë persona kanë mundur të jetojnë falë gjakut të dhuruar gjatë periudhës janar–tetor 2026.

Listat e dhuruesve dhe të pacientëve që kanë përfituar nga kjo nismë mbahen në regjistrat e spitaleve AXEPA dhe IPOKRATEIO, si dhe në regjistrat e Komunitetit Shqiptar të Selanikut.

Në thirrjen e tij, komuniteti u drejtohet veçanërisht personave që janë ndihmuar më parë nga Banka e Gjakut, duke i ftuar të kontribuojnë edhe ata për pacientët që kanë nevojë.

“Gjaku dhurohet dhe jepet dhuratë, as nuk shitet, as nuk blihet”, thekson Komuniteti Shqiptar i Selanikut, duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit dhe të dhurimit vullnetar.

Përmes kësaj fushate, komuniteti synon të vijojë mbështetjen për pacientët dhe të nxisë më shumë qytetarë që të bëhen dhurues gjaku.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.