Fotografitë dhe imazhet e diasporës shqiptare në Amerikë kanë një emër, që i ka dhënë fytyrë prej dekadash, ai është Fadil Berisha.
Më 22 tetor 2026, Berisha fotografi i famshëm në SHBA, u nderua në Vatikan me Certifikatën e Njohjes së Dalluar si Special Guest i IASC World Changers Summit 2026, të titulluar “The Multiverse of Trust”.
Ngjarja u zhvillua në Casina Pio IV, në zemër të Qytetit të Vatikanit.
Certifikata i është dhënë nga Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim (IASC) për mbështetjen dhe angazhimin e tij ndaj misionit të samitit. Ajo mban nënshkrimin e Prof. Gabriele Pao-Pei Andreoli, president i Institutit dhe themelues i World Changers Summit.
Në postimin e tij, Berisha falënderoi organizatorët dhe theksoi nderin e madh që i është bërë:
“Për një fotograf që ka dokumentuar jetën e shqiptarëve në New York, ceremonitë, protestat, sukseset dhe momentet historike të diasporës, ky vlerësim në një skenë ndërkombëtare si Vatikani merr një kuptim të veçantë.”
Berisha, nuk është thjesht mjeshter i fotografisë me kamerë. Ai është pjesë e peizazhit kulturor shqiptaro-amerikan, një zë vizual që ka mbajtur gjallë kujtesën dhe identitetin e komunitetit të artistëve shqiptar në SHBA.
Samiti “World Changers” e vendos atë mes personaliteteve që ndikojnë në dialogun global, duke e lidhur punën e tij me tema si besimi, bashkëpunimi dhe ndryshimi pozitiv.
Ky nderim vjen si vazhdim i një karriere të gjatë artistike kushtuar shërbimit ndaj komunitetit. Në një kohë kur diasporës i duhen më shumë se kurrë modele që përfaqësojnë me dinjitet, si Fadil Berisha
Kurse prania dhe nderimi në Vatikan i Fadil Berishës mbetet një moment krenarie për të gjithë shqiptarët e Amerikës.



