Gjuha shqipe – Flamuri- Atdheu, një trashëgimi e pavdekshme

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Lefteri Metkaj
Në këtë ditë përkujtimore të poetit kombëtar GJERGJ FISHTA, ju ftoj të shijojmë një nga këngët më të shquara patriotike shqiptare, nga nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe në Athinë, që me zërat e tyre mbajnë ndezur flakën e kombit tonë, ëmbëlsinë e gjuhës shqipe dhe dashurinë për rrënjët tona.
Sot, në 155 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës është e pamundur si mësuese e gjuhës shqipe në diasporë të mos ndalem e të kujtoj me mirënjohje të thellë Gjergj Fishtën, poetin që i thuri vargjet më pasionante në mbështetje të gj6hës sonë amtare.
Në kohërat më të vështira, kur qenia jonë kombëtare kërcënohej, Gjergj Fishta u ngrit si një titan përmes penës së tij,sepse për të dhe gjithë shqiptarët Gjuha Shqipe, Flamuri, Shqipëria, ishin shpirti dhe zëri gjenetik i kombit tonë. Shumë vargje të fuqishme atdhedashurie na ka lënë, por vargjet e tij të pavdekshme janë :
Porsi fletët e Engjellit të Zotit,
Po rreh Flamuri i Shqipërisë…,
Dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme krenarie për mua kur shoh se nxënësit e mi që është brezi i ri që rritet në Athinë këndon këto vargje monumentale. Dhe pikërisht këto emocione janë një rast i shkëlqyer për të ndarë së bashku me ju bashkatdhetarë këtë këngë patriotike. Ndjej kënaqësi e krenari kur zëri i fëmijëve, i kësaj gjenerate të re që rritet jashtë Atdheut takon gjenialitetin e Fishtës.
Këto vargje nuk i përkasin vetëm librave që t’ua lexojnë nxënësve vetëm brenda mureve të klasës, por janë vargje në himne të përjetshme të shpirtit shqiptar ku nuk duhet t’i harrojmë. Me punën tonë ne dëshirojmë që amanetin e Gjergj Fishtës të jetohet çdo ditë kudo ku ndodhen shqiptarët .
Sa herë që i dëgjoj nxënësit e mi të këndojnë këtë këngë më përmendin të mos harroj detyrën time më të madhe si mësuese, si edukatore dhe gjyshe, t’u mbjellim fëmijëve tanë dashurinë për identitetin e tyre si shqiptarë dhe për fjalën e bukur shqipe që Fishta e gdhendi me aq mjeshtëri. Dhe sot zërat e nxënësve janë “FLETA E ENGJËLLIT”që lartësojnë sërisht figurën e poetit tonë të madh !
Faleminderit poeti ynë Gjergj Fishta që na ka lënë këtë pasuri brilante!
Faleminderit dhe këtyre artistëve, nxënësve që mësojnë gjuhën shqipe në Athinë që me zërin e tyre mbajnë ndezur flakën e identitetit tonë kombëtar !

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.