Ruajtja e gjuhës shqipe dhe përcjellja e identitetit kulturor te brezat e rinj ishin në fokus të seminarit “Jepi zë gjuhës shqipe dhe identitetit”, i cili u mbajt në Parma më 18 tetor në kuadër të Muajit të Kulturës Shqiptare 2026.
Seminari u organizua nga Anila Berberi, koordinatore e Shkollës Shqipe “Scanderbeg Parma” dhe presidente e Lidhjes së Shkollave Shqipe në Itali, në bashkëpunim me shoqatën “Scanderbeg Parma”. Në aktivitet u diskutua për rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare dhe rolin e shkollave shqipe në ruajtjen e lidhjeve të brezave të rinj me gjuhën dhe kulturën e origjinës.
Të pranishëm ishin presidenti i Këshillit Bashkiak të Parmës, Michele Alinovi, dhe Fabrizia Dalco, përfaqësuese e Zyrës për Mundësi të Barabarta. Aktiviteti u mbështet nga Bashkia e Parmës, ndërsa Konsullata Shqiptare në Milano u përfaqësua nga Luljeta Çobanaj.
Në seminar referuan Ledi Shamku Shkreli dhe Linda Mëniku, të cilat kontribuuan në trajtimin e çështjeve që lidhen me mësimin e shqipes, rëndësinë e saj në formimin gjuhësor të fëmijëve dhe rolin që ajo luan në ruajtjen e identitetit kulturor në diasporë.
Ledi Shamku Shkreli në fjalën e saj trajtoi mënyrat se si kujtesa familjare mund të shërbejë si urë komunikimi mes fëmijëve të diasporës dhe gjuhës shqipe.
Në seminar morën pjesë gjithashtu përfaqësues të shoqatave shqiptare dhe mësues të ardhur nga qytete të ndryshme të Italisë, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollave dhe organizatave që punojnë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Organizatorët falënderuan për mbështetjen Qendrën e Botimeve për Diasporën, sponsorët dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e aktivitetit.
Seminari përkoi me 20-vjetorin e themelimit të shoqatës “Scanderbeg Parma”, e cila prej dy dekadash angazhohet për promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në Itali. Ky përvjetor shënon një moment të rëndësishëm për shoqatën dhe veprimtarinë e saj në komunitetin shqiptar të Parmës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.