Anila Berberi: Gjuha shqipe, çelësi i integrimit të fëmijëve në diasporë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në seminarin e zhvilluar në Parma me temë “T’i japim zë gjuhës shqipe dhe identitetit”, Anila Berberi, kryetare e Lidhjes së Shkollave të Gjuhës Shqipe në Itali, vuri theksin te roli i gjuhës amtare në ruajtjen e identitetit dhe në formimin e brezave të rinj të diasporës. Ajo nënvizoi rëndësinë e mësimdhënies cilësore, përgatitjes së mësuesve dhe bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe italiane për ta bërë gjuhën shqipe më të pranishme në jetën e fëmijëve.

Fjala e plotë:

Të nderuar përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të shoqatave, mësues, prindër dhe të gjithë ju që ndani me ne përkushtimin ndaj gjuhës shqipe,

Në cilësinë e Kryetares së Lidhjes së Shkollave të Gjuhës Shqipe, dëshiroj t’ju uroj mirëseardhjen më të përzemërt!

Lidhja e Shkollave të Gjuhës Shqipe në Itali lindi nga dëshira për të krijuar një rrjet bashkëpunimi dhe për të vlerësuar një realitet arsimor dhe kulturor, i cili prej vitesh është i pranishëm në pjesë të ndryshme të territorit italian.

Shkollat e gjuhës shqipe në Itali janë krijuar kryesisht falë përkushtimit dhe angazhimit të shoqatave shqiptare që veprojnë në territorin italian, punës vullnetare të mësueseve, të cilat shpesh japin shumë më tepër nga sa mund të japin, si dhe mbështetjes së komuniteteve dhe prindërve që kanë zgjedhur t’u përcjellin fëmijëve të tyre gjuhën e origjinëMë vjen shumë mirë që sot jemi mbledhur këtu, në Parma, për të diskutuar rreth një teme që, për mua, nuk përfaqëson thjesht një çështje gjuhësore, por edhe një përgjegjësi qytetare ndaj fëmijëve tanë: «T’i japim zë gjuhës shqipe dhe identitetit».

Sepse mësimi i gjuhës shqipe ecën krah për krah me forcimin e ndjenjës së përkatësisë dhe të identitetit.

Kur flasim për mësimin e gjuhës shqipe, flasim për mundësinë që t’i ndihmojmë fëmijët të kuptojnë se kush janë dhe cilës histori e kulture i përkasin.

Kjo vetëdije i ndihmon ata të rriten me besim në vetvete, të vlerësojnë identitetin e tyre dhe të jenë të hapur ndaj kulturave të tjera.

Pikërisht ky është synimi ynë: që fëmijët tanë të bëhen qytetarë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm, të aftë të respektojnë diversitetin dhe të bashkëjetojnë me të tjerët, pa humbur lidhjen me gjuhën dhe kulturën e tyre.

Por, që e gjithë kjo të bëhet realitet, dashuria për gjuhën nuk mjafton. Duhet ta shndërrojmë atë në mundësi konkrete, në mësimdhënie cilësore dhe në bashkëpunim të qëndrueshëm.

Besoj se gjithçka nis nga një bindje e thjeshtë: të gjithë së bashku mund t’ia dalim!

Së pari, duhet të investojmë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies së gjuhës shqipe.

Nuk mjafton t’u ofrojmë fëmijëve mundësinë për të ndjekur një kurs. Suksesi ynë nuk matet vetëm me numrin e orëve të mësimit apo me fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, por mbi të gjitha me njohuritë që përvetësojnë fëmijët dhe me aftësinë e tyre për ta përdorur gjuhën në jetën e përditshme.

Kjo kërkon mësues të përgatitur dhe mundësi për formim të vazhdueshëm profesional, të mbështetur në metoda bashkëkohore dhe efektive të mësimdhënies.

Një tjetër objektiv themelor është forcimi i dialogut dhe i bashkëpunimit me institucionet shqiptare dhe italiane, duke i dhënë zë punës së madhe që zhvillojnë shkollat tona, në mënyrë që ajo të njihet, të mbështetet dhe të vlerësohet gjithnjë e më shumë.

Dëshiroj të theksoj mbështetjen e vazhdueshme dhe konkrete që kemi marrë nga shteti shqiptar, përmes institucioneve të tij përfaqësuese, veçanërisht nga Ministria e Arsimit dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në rrugëtimin drejt ndërtimit të një rrjeti të unifikuar të shkollave shqiptare.

Dëshiroj të veçoj në mënyrë të posaçme rolin e çmuar që kanë luajtur përfaqësitë diplomatike dhe Qendra e Botimeve për Diasporën.

Megjithatë, nëse duam që gjuha shqipe të zërë gjithnjë e më shumë vend në jetën e fëmijëve tanë, duhet të ndërtojmë ura konkrete bashkëpunimi edhe me institucionet italiane, duke kërkuar mundësi që shqipja të mësohet edhe brenda sistemit shkollor, përmes projekteve, marrëveshjeve dhe nismave të përbashkëta.

Gjuha shqipe, në fakt, nuk duhet të shihet si pengesë për integrimin, por si një pasuri që e plotëson dhe e forcon atë.

Njohja e gjuhës së origjinës mund t’i ndihmojë fëmijët të krijojnë një lidhje më të vetëdijshme me të dyja shoqëritë ku jetojnë, duke u mundësuar të përfitojnë nga pasuria e dy kulturave.

Ajo që dëshirojmë t’u përcjellim fëmijëve tanë përmes këtyre klasave është bindja se mund të jenë krenarë për identitetin e tyre dhe, njëkohësisht, të ndihen të lirë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në çdo pjesë të botës.

Prandaj, le ta shndërrojmë këtë bindje në një angazhim të përbashkët.

Prej vitesh, Bashkia e Parmës promovon një nismë që parashikon dhënien e dëshmive të mirënjohjes qytetare për fëmijët me prindër të huaj, të lindur dhe me banim në Parma, të cilët nuk e kanë shtetësinë italiane.

Pikërisht dy vjet më parë, njëra prej nxënëseve tona, Keltona, u nderua me këtë dëshmi mirënjohjeje.

Ky vlerësim na gëzon veçanërisht, sepse përbën një dëshmi konkrete se njohja e origjinës së tyre mund të ndihmojë fëmijët të rriten si qytetarë të botës.

Ju faleminderit të gjithëve!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.