“Diaspora Shqiptare” partnere e konkursit “Aquila d’Oro” në Itali

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 12 dhjetor 2026, në San Donà di Piave, Itali, do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të pestë të Çmimit ndërkombëtar “Shqiponja e Artë” (Premio Internazionale “Aquila d’Oro”). Ky aktivitet kulturor bashkon autorë, poetë, shkrimtarë dhe artistë nga vende të ndryshme.

Ceremonia do të nisë në orën 15:00 në Auditoriumin e Parrocchia di Mussetta, në Via del Concilio 1, San Donà di Piave (VE), dhe do të shënojë përmbylljen e edicionit të këtij viti.

“Në edicionin e pestë kanë marrë pjesë 128 konkurrentë me 165 vepra, të paraqitura në pesë kategori: poezi në gjuhën italiane, poezi dialektore, tregim i shkurtër, poezi në gjuhë të huaj për autorë që jetojnë jashtë Italisë, si dhe pikturë”, thotë për Diaspora Shqiptare, organizatori Klaudio Findiku.

Konkurrimi në kategorinë e poezisë në gjuhën italiane ka regjistruar 40 pjesëmarrës me 76 vepra, ndërsa në poezinë dialektore morën pjesë 34 autorë. Në kategorinë e tregimit të shkurtër u paraqitën 31 pjesëmarrës, ndërsa në kategorinë e poezisë në gjuhë të huaj morën pjesë 7 autorë që jetojnë jashtë Italisë. Kategoria e pikturës numëroi 16 pjesëmarrës dhe 17 vepra.

Çmimi është ideuar nga Klaudio Findiku, i cili vlerëson rritjen e pjesëmarrjes nga një edicion në tjetrin dhe synon që “Aquila d’Oro” të krijojë një hapësirë të qëndrueshme për promovimin e letërsisë dhe arteve figurative.

Një nga projektet e këtij edicioni është edhe Antologjia zyrtare e edicionit të pestë, ku do të përfshihet një përzgjedhje e veprave të pjesëmarrësve. Publikimi synon të dokumentojë këtë edicion dhe t’u japë autorëve një mundësi shtesë për prezantimin e krijimtarisë së tyre.

Gazeta Diaspora Shqiptare është partner mediatik i aktivitetit, duke mbështetur promovimin dhe informimin e komunitetit shqiptar dhe të publikut shqiptar në diasporë mbi këtë nismë kulturore ndërkombëtare.

Rezultatet e konkursit dhe autorët e vlerësuar në pesë kategoritë do të bëhen të ditur gjatë ceremonisë së 12 dhjetorit në San Donà di Piave.

Sipas organizatorëve risia e këtij edicioni është zgjerimi i pjesëmarrjes dhe formatet artistike, duke përfshirë letërsinë, poezinë, krijimtarinë në gjuhë të huaja dhe pikturën.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.