Tre artistë shqiptarë ishin pjesë e Festivalit “Ways of Seeing”, të zhvilluar në Konservatorin e Athinës, një prej hapësirave të njohura kulturore të kryeqytetit grek, Danilo Zeka, balerin dhe solist kryesor i Baletit të Operës Kombëtare Greke, kompozitori Andreas Marku, fitues i çmimit të parë “Manos Hadjidakis”, dhe artistja e kërcimit Doriana Fufi.
Festivali u organizua nga Eldor Dance Company në bashkëpunim me Athens Conservatoire, me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Në aktivitet ishte e pranishme edhe ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga.
Aktiviteti ngjiti në skenë tre emra që zhvillojnë aktivitetin e tyre profesional në skenën artistike greke. Veçanërisht rasti i Zekës tregon praninë e artistëve me origjinë shqiptare në institucionet kryesore kulturore të vendit, ndërsa Marku është vlerësuar më herët me çmimin “Manos Hadjidakis”.
Ambasada e Shqipërisë në Athinë e ka mbështetur aktivitetin në kuadër të angazhimit për promovimin e artistëve shqiptarë dhe nxitjen e bashkëpunimit kulturor me institucionet greke.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.