Itali/ Kopshti i ri i fëmijëve në Montevarchi merr emrin e Nënë Tereza

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një kopsht i ri për fëmijë në Levanella, Montevarchi, është pagëzuar me emrin e Nënë Terezës së Kalkutës, në një ceremoni ku nuk mungoi komuniteti shqiptar. Dy seksionet e institucionit të ri iu kushtuan figurës së shquar shqiptare, e cila ia kushtoi jetën shërbimit ndaj njerëzve në nevojë, veçanërisht fëmijëve dhe edukimit të tyre.

Kryetarja e Bashkisë së Montevarchit, Silvia Chiassai, e cilësoi këtë vendim si përmbushjen e një angazhimi të marrë ndaj komunitetit shqiptar. Sipas saj, zgjedhja e emrit të Nënë Terezës lidhet me shembullin që ajo vazhdon të përfaqësojë në mbarë botën.

“Bashkë me komunitetin shqiptar i kushtuam dy seksionet e kopshtit të ri në Levanella Nënë Terezës së Kalkutës, e cila ia kushtoi jetën njerëzve më në nevojë dhe të margjinalizuarve, duke u përkujdesur veçanërisht për fëmijët dhe edukimin e tyre”, u shpreh Chiassai.

Kryetarja e bashkisë shtoi se vendimi ishte pjesë e një angazhimi të marrë më parë me komunitetin shqiptar dhe që tashmë është bërë realitet. “Është një angazhim i marrë me komunitetin shqiptar, të cilin e kemi ndarë dhe realizuar duke menduar për shembullin e madh që Nënë Tereza vazhdon të përfaqësojë për botën”, tha ajo.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Baftjar Kondi, kryetar i shoqatës “Vëllazëria shqiptare”, i cili shprehu mirënjohjen për përmbushjen e premtimit të bashkisë. Kondi falënderoi kryetaren e bashkisë për emërtimin e kopshtit, si dhe për hapjen e shkollës në gjuhën shqipe.

“Si komunitet shqiptar dhe si shoqata “Vëllazëria shqiptare” do të përpiqemi të jemi gjithnjë e më pranë dhe të bashkëpunojmë me qytetarët e Montevarchit”, u shpreh ai, duke vënë theksin te rëndësia e respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës paqësore mes dy popujve.

Kondi vlerësoi gjithashtu përpjekjet e komunitetit shqiptar për t’u integruar në shoqërinë italiane, duke ruajtur njëkohësisht kulturën, zakonet dhe identitetin e tij. Sipas tij, përmbushja e premtimeve përbën një hap të rëndësishëm, por jo përfundimin e punës së përbashkët.

Emërtimi i kopshtit me emrin e Nënë Terezës dhe hapja e shkollës shqipe përbëjnë dy zhvillime me rëndësi për komunitetin shqiptar në Montevarchi, duke krijuar hapësira për edukimin e fëmijëve dhe ruajtjen e gjuhës e kulturës shqiptare në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.