Parma, komuniteti shqiptar prezanton traditat në festivalin “Lagjet në festë”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti shqiptar në Parma u përfaqësua këtë fundjavë në festivalin multikulturor “Lagjet në festë”, ku morën pjesë rreth 40 shoqata kulturore. Përmes shoqatës Scanderbeg, mësueseve të shkollës Scanderbeg dhe grupit të valleve Scanderbeg, shqiptarët sollën në këtë aktivitet kulturën, traditat dhe pasurinë e trashëgimisë kombëtare.

Në hapësirën e dedikuar komunitetit shqiptar u prezantuan kostumet tradicionale, punime të ndryshme të zejtarisë dhe produkte nga gastronomia shqiptare. Motivet karakteristike të punimeve artizanale dhe shijet e kuzhinës përcollën elemente të identitetit shqiptar, duke tërhequr interesin e vizitorëve.

Paraqitja u përgatit nga Pranvera Wedding & Event, e cila solli në festival një ekspozim të traditave shqiptare përmes punimeve artizanale, kostumeve dhe produkteve gastronomike. Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të prezantuar kulturën shqiptare në një komunitet të larmishëm kulturor.

Organizatorët shqiptarë vlerësuan pritjen e ngrohtë dhe interesin e treguar nga pjesëmarrësit, duke e cilësuar festivalin si një sukses dhe një mundësi për ta bërë më të njohur Shqipërinë dhe trashëgiminë e saj.

Në përfundim, u shpreh mirënjohje për Komunën e Parmës, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti. Për komunitetin shqiptar, ruajtja dhe përcjellja e traditave larg vendlindjes mbetet një mënyrë e rëndësishme për të forcuar lidhjet me kulturën dhe identitetin kombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.