30 shtatori, afati i fundit për t’u bërë pjesë e Forumit të Diasporës në Harvard

E martë, 17 Nëntor, 2026

Afati i aplikimit deri më 30 shtator, për një platformë që synon të lidhë përvojën e profesionistëve shqiptarë në SHBA me sfidat e zhvillimit të Shqipërisë.

Pikërisht mbi pyetjen se ku mund të çojë eksperienca e fituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërtohet Albanian Diaspora Forum USA 2026, që do të zhvillohet më 2 dhe 3 dhjetor 2026 në ambientet e Universitetit të Harvardit në Boston. Forumi do të mbledhë studiues, kërkues shkencorë, sipërmarrës dhe inovatorë shqiptarë nga Amerika e Veriut dhe e Jugut.

Aktiviteti organizohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes programit READ (Research Expertise from the Albanian Diaspora), në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit (Harvard Albanian Students Association).

Nisma fton akademikë, drejtues universitetesh, studiues, sipërmarrës dhe profesionistë shqiptarë në SHBA dhe në kontinentet amerikane të paraqesin ide që mund të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë.

Nga arsimi i lartë te teknologjia dhe zhvillimi rural

Një nga fushat kryesore të forumit është arsimi i lartë. Profesionistët e këtij sektori ftohen të sjellin modele dhe qasje për drejtimin universitar, partneritetet me industrinë, inovacionin në kurrikula, komercializimin e kërkimit shkencor, sigurimin e cilësisë dhe rikthimin e ekspertizës së diasporës.

Në fokus është edhe zhvillimi rural, ku profesionistët e bujqësisë, sipërmarrjes, agroteknologjisë, financës, turizmit dhe qëndrueshmërisë mund të paraqesin ide për bujqësinë inteligjente, zinxhirët e vlerës, ekoturizmin dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet rurale.

Një tjetër fushë e rëndësishme është teknologjia. Ekspertët e inteligjencës artificiale, arsimit digjital, transformimit teknologjik, startup-eve dhe inovacionit ftohen të sjellin koncepte për zgjidhje të reja, qendra inovacioni, ekosisteme teknologjike dhe modele bashkëpunimi e investimi.

Dy ditë për të kthyer idetë në projekte

Gjatë dy ditëve të forumit, pjesëmarrësit do të prezantojnë konceptet e tyre, do të shkëmbejnë përvoja dhe do të shqyrtojnë mundësi bashkëpunimi. Synimi është që idetë të marrin formë më konkrete, të krijohen partneritete të reja dhe të përcaktohen rrugë për zbatimin e tyre në Shqipëri.

Thirrja u drejtohet gjithashtu profesionistëve shqiptarë në biznes, politikat publike, shoqërinë civile dhe fusha të tjera, për të sjellë përvojën e tyre në një diskutim të orientuar drejt ndikimit praktik.

Afati i aplikimit për të paraqitur koncept-propozimet është 30 shtator 2026. Forumi i Diasporës Shqiptare synon të krijojë një urë mes ekspertizës së fituar jashtë vendit dhe nevojave të Shqipërisë, duke i dhënë diasporës një rol në zhvillimin e ideve dhe projekteve të reja.

Për më shumë informacion kliko këtu

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.