“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja” triumfon në Festivalin e Filmit Shqiptar

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas dhjetë ditësh shfaqjesh, konkurrimi dhe takimesh me kineastët, Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar mbylli edicionin e 14-të në Tiranë, duke rikthyer në skenën e kinematografisë shqiptare një ngjarje që kishte munguar prej 14 vitesh.

Me 81 filma në konkurrimin zyrtar, festivali solli përballë publikut një panoramë të prodhimit shqiptar, nga filmat artistikë te dokumentarët, filmat e shkurtër dhe animacioni. Në fund, çmimet u ndanë nga tri struktura vlerësimi: Juria e Festivalit, Akademia e Filmit dhe publiku.

Çmimet e Akademisë së Filmit

Filmi që dominoi me numrin më të madh të çmimeve në këtë edicion ishte “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit. Xhuvani u shpall regjisori më i mirë, ndërsa filmi fitoi edhe çmimin për skenarin, drejtorin e fotografisë, muzikën, montazhin, skenografinë dhe vendet e xhirimit, si dhe kostumet.

Po për filmin “Liqeni im” në interpretim, Elia Zaharia u vlerësua si aktorja më e mirë, Tristan Halilaj si aktori më i mirë mbështetës dhe Luiza Xhuvani si aktorja më e mirë mbështetëse. Çmimet e Akademisë e vendosën kështu “Liqeni im” në qendër të edicionit të 14-të.

Çmimet e jurisë

Ndërsa Juria e Festivalit i dha çmimin “Filmi më i Mirë i Gjatë i Karrierës” filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me regji të Gentian Koçit. Çmimi për filmin më të mirë të gjatë vepër të parë shkoi për “Derë e hapur” të Florenc Papasit.

Në kategoritë individuale, Gjergj Xhuvani u vlerësua për skenarin më të mirë me “Liqeni im”, Sevdije Kastrati për drejtimin e fotografisë me “Derë e hapur”, ndërsa Endri Sina fitoi çmimin për muzikën më të mirë për “Bolero në vilën e pleqve”. Çmimi për producentin më të mirë iu dha Rozeta Ferit për “Amsterdam Express”.

Në aktrim, Adriana Matoshi u shpall aktorja më e mirë për “Luna Park”, ndërsa Blerim Destani aktori më i mirë për “Amsterdam Express”.

Edhe kategoritë e filmit të shkurtër, dokumentarit dhe animacionit sollën vlerësime të veçanta. “Kampion” i Ermir Ketës fitoi çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa “Lajmi” i Lorin Terezit mori një përmendje speciale. Për dokumentarin më të mirë u vlerësua “Dritë”, me regji të Suela Bakos dhe Yllka Gjolleshës, ndërsa çmimi për filmin më të mirë të animuar shkoi për “Ethnophobia” të Joan Zhonga.

Çfarë zgjodhi publiku

Një tjetër dimension i festivalit ishte vota e publikut, që këtë edicion pati një rol të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e fituesve.

Spektatorët vlerësuan si Filmin më të Mirë të Gjatë të Karrierës “Këtu vallëzohet me yjet” të Pluton Vasit. Çmimi për veprën e parë shkoi për “Burri i shtëpisë” të Andamion Muratajt, ndërsa “Si ujë” i Ardit Vilës u shpall filmi i shkurtër më i mirë sipas publikut.

Në dokumentar, publiku zgjodhi “Rikard” të Mevlan Shanajt, ndërsa në animacion çmimi shkoi për “Burri” të Artur Dautit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.