Më 10 dhe 11 shtator 2026 te Piramida – Hub-i i Inovacionit në Tiranë do të zhvillohet konferenca dyditore “Diaspora4Innovation”, një ngjarje që do të sjell në fokus angazhimin e ekspertëve, kërkuesve shkencorë dhe sipërmarrësve nga diaspora në zhvillimin e arsimit të lartë, teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri.
Aktiviteti organizohet nga organizata GERMIN me mbështetjen e programit EU4Innovation, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia.
Dita e Parë: Rezultate, Panele Tematike dhe Teknologji (10 Shtator)
Aktiviteti do të çelet me Ekspozitën Interaktive të Rezultateve, ku do të paraqiten arritjet kryesore të projektit Diaspora4Innovation në fushat e arsimit, kërkimit shkencor dhe mentorimit. Fjala e hapjes do të mbahet nga Lirim Krasniqi, Bashkëdrejtor Ekzekutiv i GERMIN, Jule Petra Schultz, Drejtore e GIZ për Shqipërinë, Jenni Lundmark nga Delegacioni i BE-së, si dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Menjëherë pas kësaj, Egzon Sadiku nga GERMIN do të prezantojë ndikimin e projektit, i shoqëruar nga reflektimet e kërkuesve shkencorë si Prof. Asoc. Dr. Dorina Pojani nga Universiteti i Queensland në Australi dhe Prof. Asoc. Dr. Edmira Cakrani nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe Western Balkans University.
Diskutimet e ditës së parë do të vijojnë me panelin e parë tematik të moderuar nga Vartan Marashlyan nga Repat Armenia, me fokus transformimin e ndihmës sporadike të diasporës në partneritete të qëndrueshme. Në këtë tryezë do të marrin pjesë Dr. Albina Balidemaj-Basha (Presidente e RIT Kosovë), Anila Hyka-Smorgrav (eksperte në Orange Communications në Paris), Kushtrim Xhakli (sipërmarrës nga Finlanda) dhe Dr. Ilir Gëdeshi (Drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale). Dimensi ndërkombëtar do të pasurohet edhe nga fjalimi i Veronika Aghajanyan nga fondacioni FAST në Armeni, e cila do të ndajë përvojën armene në lidhjen e arsimit me inovacionin.
Në pjesën e dytë të ditës, paneli i moderuar nga Dr. Alba Skendaj do të trajtojë të ardhmen e edukimit mbi sipërmarrjen, me pjesëmarrjen e Ark. Ledian Bregasi (Dekan në Universitetin POLIS), Dr. Françeska Korançe (Zyrtare e Komunitetit EIT) dhe Dr. Vehap Kola (Lektor në UNYT). Agjenda vazhdon me një punëtori praktike të lehtësuar nga Serena Leka, si dhe me një klinikë interaktive mbi dështimin e teknologjive të reja ku do të ligjërojnë Prof. Asoc. Dr. Edlira Martiri nga Universiteti i Tiranës, investitori Shefqet Avdullau dhe Dr. Shkëlzen Marku nga Enterimpact Balkans. Dita do të mbyllet me një bisedë mbi përvojën “Urban Oasis” të moderuar nga Valbona Koçi nga GIZ, ku do të marrin pjesë Dr. Klodian Gradeci nga Norvegjia, Dr. Artan Hysa nga Gjermania dhe studenti Arbër Xhomaqi, për t’u pasuar nga prezantimi i artistit multimedial Shuk Orani mbi inteligjencën artificiale dhe konceptin “Digital Twin”, si dhe me një pritje rrjetëzimi në MAK Hotel Tirana.
Dita e dytë, më 11 shtator, do t’i kushtohet tërësisht zhvillimit të arsimit të lartë përmes një tryeze të rrumbullakët lidershipi të moderuar nga Lirim Krasniqi. Në këtë takim strategjik do të bëhen bashkë rektorë dhe drejtues të universiteteve kryesore në vend, përfshirë Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”, Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, Universitetin POLIS, Institutin Kanadez të Teknologjisë, Universitetin Evropian të Tiranës, Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Western Balkans University dhe Universitetin EPOKA, për të hartuar hapat e ardhshëm të përfshirjes së diasporës në ndërkombëtarizimin e arsimit shqiptar
Agjenda e plotë këtu Draft_Agenda_Diaspora4Innovation_10-11September_Albania.docx (3)



