Kosova i jep shtetësinë Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidenteja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, u dorëzoi zyrtarisht dekretin e shtetësisë së Kosovës ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardi dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardi, në një ceremoni të veçantë të mbajtur paraditen e sotme.

DioGuardi dhe Cloyes DioGuardi janë vlerësuar ndër vite për angazhimin e tyre të fuqishëm në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së vendit, si dhe për rolin e tyre në promovimin e çështjes së Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Joe DioGuardi, ish-anëtar i Kongresit amerikan dhe ish-president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është një prej figurave më të njohura të angazhimit shqiptaro-amerikan në Uashington. Për dekada, ai ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve dhe të aspiratave të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Shirley Cloyes DioGuardi, e cila për vite me radhë ka luajtur një rol aktiv në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara.

Dhënia e shtetësisë së Kosovës për çiftin DioGuardi përbën një vlerësim institucional për kontributin e tyre shumëvjeçar dhe angazhimin në momente të rëndësishme për Kosovën. Ky vendim nënvizon gjithashtu rolin e tyre në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.