Në Malin e Kakarriqit u inaugurua Kisha “Nëna Terezë”, një vepër e ndërtuar falë kontributit të komunitetit shqiptar në Malësi dhe diasporë. Ceremonia bashkoi përfaqësues të klerit katolik, institucioneve, komunitetit dhe kontribues të projektit.
Në fjalën e tij, Kryetari i Bordit Drejtues për ndërtimin e kishës, Agron Dedivanaj, e cilësoi inaugurimin si një ditë mirënjohjeje dhe besimi për të ardhmen. Ai theksoi se kisha nuk përfaqëson vetëm një objekt fetar, por edhe një simbol të ruajtjes së identitetit, gjuhës dhe traditës shqiptare.
Dedivanaj bëri të ditur se krahas kishës synohet të krijohet edhe themeli për një shkollë shqipe, duke e cilësuar arsimin në gjuhën amtare si një nga shtyllat kryesore të ruajtjes së identitetit.
Një pjesë e rëndësishme e fjalimit ishte edhe thirrja për bashkim të shqiptarëve të Malësisë, përtej ndarjeve politike. Sipas tij, zhvillimi i Malësisë dhe mbrojtja e interesave të shqiptarëve kërkojnë bashkëpunim dhe një vizion të përbashkët.
Ai falënderoi të gjithë kontribuesit, nga Malësia dhe diaspora, si dhe veçanërisht Patër Mirash Marinajn, ideatorin e projektit. Dedivanaj vlerësoi gjithashtu kontributin e shqiptarëve të besimit islam në ndërtimin e kishës, duke e cilësuar atë si një dëshmi të vëllazërisë dhe bashkimit mes shqiptarëve.
“Ne nuk ndërtojmë vetëm për brezin tonë. Ne ndërtojmë për ata që ende nuk kanë lindur”, u shpreh Dedivanaj, duke theksuar se inaugurimi i kishës është fillimi i një kapitulli të ri për Kakarriqin dhe projektet që synojnë ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar.
Fjalimi i plotë i Kryetarit të Bordit Drejtues për ndërtimin e Kishës “Nëna Terezë”, Agron Dedivanaj:
Shkëqësia juaj.
Të nderuar përfaqësues të kishës katolike,
të nderuar meshtarë,
të nderuar përfaqësues të institucioneve,
të nderuar bashkëvendës, burra dhe gra mësorë,
të dashur motra dhe vëllezër,
miq të nderuar.
Sot në këtë vend të bekuar të Kakarrecit nuk jemi mbledhur vetëm për të inauguruar një kishë. Jemi mbledhur për të dëshmuar se kur një komunitet beson, bashkohet dhe punon me përkushtim. Një ide bëhet vepër, një dëshirë bëhet realitet dhe një ëndërr bëhet trashëgimi për brezat që vijnë.
Prandaj kjo ditë është shumë më e tepër se ne për urim. Është një ditë mirënjohje, një ditë kujtese dhe mbi të gjitha një ditë besimi për të ardhmen.
Kjo kishë bën emrin e një femre që nuk i përkiste vetëm një vendi, por gjithë njerëzimit. Nënës Tereze. Ai mësoi se madhështinë e njeriut nuk matet me atë që merr, por me atë që jep. Se shërbimi ndaj tjetrit është një nga format më të larta të dashurisë dhe se rrënjët e forta nuk e pengojnë njeriun të jetë qytetar i botës.
Ai nuk e harroi kurrë prejardhjen e saj dhe ky është një mësim i madh për ne. Kush nuk i harron rrënjët, nuk ka pse të frikësohet nga bota. Prandaj kjo kishë duhet të na kujtojë jo vetëm se kush jemi, por edhe çfarë përgjegjësie kemi ndaj asaj që jemi.
Të nderuar të pranishëm,
Malësia nuk ka qenë kurrë vetëm një hapësirë gjeografike. Malësia ka qenë gjithmonë një tokë shqiptare. Këtu është ruajtur gjuha, këtu është ruajtur tradita. Këtu është ruajtur besimi, këtu është ruajtur emri dhe dinjiteti i familjes shqiptare.
Dhe nëse sot mund të flasim me këndari për identitetin tonë, kjo nuk ka ardhur vetvetiu. Trashëgimi e njerëzve që para nesh kanë ditur të ruajnë atë që ishte më e shtrenjtë se pasuria.
Prandaj kur ndërtojmë një kishë nuk ndërtojmë vetëm mure. Kur hapim një shkollë shqipe nuk hapim vetëm një klasë. Ne e ndërtojmë vazhdimësinë e një populli dhe pikërisht këtu qëndrojnë një nga arsyet më të rëndësishme të kësaj vepre.
Në këtë truall krahas kishës synojmë të krijojmë edhe themelin për një shkollë autentike shqipe si paralele e shkollës Gjelç Kastrioti Skënderbeu, sepse një kombë mund të humbasë shumëçka dhe përsëri të ringritet.
Por nëse u mbat gjuhën dhe kujtesën një pjesë të vetvetes. Prandaj shkolla shqipe nuk është një shtesë e këtij projektit është pjesë e misionit të tij.
Kisha do t’u mësojë brezave vlerën e shpirtit. Shkolla do t’u mësojë bijën. Familja do t’u japë edukatën dhe kombi do t’u japë identitetin. Këto janë katër shtylla që duhet t’i ruajmë fortë.
Të nderuar miq,
Dua të them sot në këtë vend dhe në këtë prani kaq të nderuar, një vërtetë që besoj se duhet ta dëgjojmë të gjithë. Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm të Malësisë pa bashkim. Nuk ka mbrojtje të interesit kombëtar pa bashkëpunim.
Nuk ka poshtë pesh politike pa unitet dhe nuk ka vizion afatgjat nëse secili mendon vetëm për oborrin e vetë. Prandaj nëse dua një madhësi më të fortë duhet të kemi edhe një përfaqësim politik më të fortë. Nëse duam të kemi zë, duhet të flasim me një zë për çështjet që na bashkojnë.
Nëse duam që interesat e shqiptarëve të Malësisë të dëgjohen dhe të respektohen, duhet të kemi guximin të vendosim interesin e përbashkët mbi interesin partiak. Kjo nuk thotë se të zhdukim dallimet. Kjo nuk do të thotë se të gjithë duhet të mendojnë njësoj.
Përkundrazi, demokracia ka nevojë për mendime të ndryshme, por kombi ka nevojë për një drejtim kur preken çështjet themelore dhe për këtë arsye bashkimi i subjekteve politike shqiptare në Maqësi është përgjegjësi, është nevojë, është investim për të ardhur në bazë për gjithçka tjetër që duam të ndërtojmë.
Kjo është porosia ime sot, të jemi bashkë. Jo kundër dikujt, por për gjithçka me të vlerë për fëmijët tanë, për gjuhën tonë, për kulturën tonë, për zhvillimin e Malësisë, për dinjitetin e njerëzve tanë dhe për një të ardhme ku dallimet politike nuk do të jenë më të forta se përqësitë nga jonë ndaj vendit Malësisë.
Sepse Malësia nuk bëhet më e fortë kur njëri fiton mbi tjetrin. Malësia bëhet më e fortë kur të gjithë fitojmë së bashku.
Të nderuar të pranishëm,
Dua që nga ky vend t’ju shpreh një falenderim të veçantë të gjithë malësorëve dhe çdo shqiptari anë banë të botës duke filluar nga vendlindja e deri tek diaspora çdo mal, çdo fshat, çdo familje dhe çdo njeri që ka kontributin e vet të madh apo të vogël, ka vendin e tij në historinë e kësaj vepre.
Sepse kjo kishë nuk është ndërtuar nga një dorë e vetme. Ajo është ndërtuar nga shumë duar. Nuk është financuar nga një zemër e vetme. Ajo është mbështetur nga shumë zemra.
Prandaj kjo kishë është e gjithë Malësisë. Dua me gjitha të shpreh një mirënjohje të posaçme për malin e Kakarçit, për banorët e tij, për familjet e tij dhe për të gjithë ata që e pritën këtë projekt me zemërgjegjësi, me besim dhe me bashkëpunim.
Kakarisi sot nuk është vendi i vetëm ku ndodh një objekt i ri fetar. Kakarisi po dëshmon se një vend mund të bëhet pikë takimi për të gjithë mangësinë dhe kjo është një vlerë që duhet ta ruajmë.
Ka një arsye të rëndësishme pse kjo vepër është ngritur pikërisht këtu. Kjo tokë edhe pse territorialisht ndodhet në Podëricë për ne nuk është thjesht një vendndodhje, është tokë me rëndësi dhe me vlerë. Tokë ku kanë jetuar të parët tanë dhe tokë ku duam të jetë gjallë prania jonë edhe në të ardhmen.
Prandaj këtu po vendosin me themel të qëndrueshëm shqiptar, një kishë për besimin, një shkollë për gjuhën dhe dijen dhe një vatër për ruajtjen e identitetit tonë.
Nuk po ndërtojmë vetëm një objekt. Po ndërtojmë praninë tonë. Po forcojmë rrënjët tona dhe po lëmë një dëshmi të qartë se shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e kësaj hapësire.
Ky është vizioni ynë për këtë kishë, për këtë tokë dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave që vijnë.
Një falenderim i veçantë vjen për zyrtarët tanë shqiptarë për kontributin dhe angazhimin e tyre në procedurat administrative si dhe për të gjithë stafin e komunës.
Në këtë moment dua të shpreh edhe një falenderim shumë të veçantë për të gjithë vëllezërit dhe motrat që më kanë besuar dhe më kanë zgjedhur për të shërbyer si kryetar i bordit për organizimin dhe ngritjen e fondeve për realizimin e kësaj kishe.
E kam pranuar këtë detyrë jo vetëm si një nderë, por mbi të gjitha si përgjegjësi të madhe. Besimi që më keni dhënë nuk ka qenë besimi vetëm ndaj meje si individ, por besimi se së bashku mund të bëjë diçka që do të mbetet edhe pas nesh.
Për këtë besim ju jam thellësisht mirënjohës, por dua të them qartë edhe sot, asnjë kryetar, asnjë bord dhe asnjë individ nuk mund të ndërtojnë i vetëm një vepër të tillë.
Ajo që kemi arritur është rezultat i besimit. Është rezultat i punës, i sakrificës së shumë njerëzve. Prandaj falenderimi shkon për secilin anëtar të bordit, për secilin vullnetar, për secilin person që trokiti në një derë, bëri një telefonatë, dha një këshillë, kontriboi financiarisht apo thjesht na dha kurajo për të vazhduar.
Në fund të fundit kjo vepër na ka mësuar edhe njëherë se kur komuniteti bashkohet rreth një qëllimi të drejtë, asnjë ëndërr nuk është tepër e madhe.
Një mirënjohje të veçantë shkon për Patër Mirash Marinaj, ideatorin e këtij projektit. Ai pati vizionin, ai pati përkushtimin dhe këmbënguljen për ta kthyer një ide në vepër. Sot kjo vepër është dëshmia e gjallë e vizionit dhe punës së tij.
Dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për selinë e shenjtë, për nunësin apostolik, ar si peshkë e Tivarit dhe klerin katolik për mbështetjen, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që kanë shoqëruar këtë nismë.
Falenderoj çdo kontribues, çdo familje, çdo biznesmen, çdo bashkëvendas, çdo shqiptar nga mendësia dhe nga diaspora që ka ndihmuar këtë projekt. Falenderoj ata që dhanë para, ata që dhanë kohë, ata që dhanë këshilla dhe ata që dhanë thjesht një fjalë inkurajuese.
Në vepra të tilla asnjë kontribut nuk është i vogël. Një gurë i vetëm nuk e ndërton kishën, por mijëra gurë të vendosur bashkë krijojnë një shtëpi dhe kjo kishë është pikërisht ajo, një shtëpi e ndërtuar nga shumë zemra.
Dua të themi me njohje të veçantë se në realizimin e kësaj vepre kanë dhënë kontribut edhe vëllezërit dhe motrat tona të besimit islam. Ky është një gjest që shkon përtej një kontributi financiar. Është një dëshirë e vëllazërisë, e respektit të asaj që na bashkon si shqiptarë.
Kështu arrihet bashkimi dhe uniteti vëllazërisht krah për krah dhe dorë për dorë.
Sot duke parë këtë vepër të përfunduar duhet të mendojmë edhe për atë që ne dje nesër sepse inaugurimi nuk është fundi. Inaugurimi është fillimi.
Fillimi i jetës së kishës, fillimi i një kapitulli të ri për këtë vend dhe shpresojmë fillimi i rrugës drejt shkollës shqipe që do t’u japë fëmijëve tanë mundësinë të mësojnë në gjuhën e prindërve dhe gjyshërve të tyre.
Ne nuk ndërtojmë vetëm për brezin tonë. Ne ndërtojmë për ata që ende nuk kanë lindur, që një ditë kur të vijnë këtu të mund të thonë dikush para nesh mendoi edhe për ne.
Të dashur bashkëvendas,
Le të jetë kjo kishë një vend ku njeriu gjen paqen. Le të jetë kjo shkollë shqipe një vend ku familja gjen dijen. Le të jetë Kakarriqi një vend ku Malësia gjen bashkimin.
Dhe le të jetë kjo ditë një dëshmi se kur jemi të bashkuar vlerave tona më të larta, askush nuk mund ta mohojë të drejtën për ta ruajtur identitetin, për ta ruajtur gjuhën, për ta ruajtur kulturën dhe dinjitetin tonë.
Vetëm të bashkuar mund të jemi vërtetë zotër të shtëpisë sonë. Malësia është shtëpia jonë dhe për këtë shtëpi kemi një detyrë të përbashkët ta ruajmë, ta zhvillojmë dhe t’ua dorëzojmë brezave që vijnë më të fortë sesa e kemi marrë.
Zoti e bekoftë kishën, Zoti e bekoftë Kakarqin, Zoti e bekoftë Malësinë, Zoti i bekoftë të gjithë ata që kontribuan në këtë vepër.
Dhe mbi të gjitha Zoti i bekoftë fëmijët tanë dhe të armën, sepse e ardhmja që po ndërtojmë sot nesër do të jetë e tyre.
Rnoftë Malësia, rrnoftë kombi shqiptar.
Faleminderit.



