Nga Klarita Selmani
Edhe pak dhe oborret e shkollave do të mbushen përsëri me zëra fëmijësh, me çanta mbi supe, me libra të rinj dhe me atë emocion të bukur që sjell çdo fillim.
Për fëmijët tanë që rriten në Greqi, mes gjithë dijeve që do të marrin, ka një mësim që nuk duhet të mungojë: gjuha shqipe – gjuha e familjes, e kujtesës dhe e rrënjëve të tyre.
Fëmijët tanë flasin greqishten, mësojnë gjuhë të huaja, hapen natyrshëm ndaj botës. Por ne duam që në këtë botë të madhe të hyjnë duke mbajtur me vete edhe shqipen. Sepse të mësosh gjuhën e prindërve dhe të gjyshërve nuk të mbyll në një identitet; të pasuron me një tjetër.
Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi vazhdon regjistrimet për vitin shkollor 2026–2027.
Nga Athina në Selanik, nga Kreta në Lesvos e në shumë qytete e zona të tjera të Greqisë, mësueset dhe mësuesit tanë po përgatiten të presin përsëri fëmijët në kurset e mësimit të gjuhës shqipe.
Ka kurse me prani fizike dhe kurse online, që shqipja të mund të mbërrijë edhe te fëmija që jeton larg një klase shqiptare.
Në këto klasa fëmijët nuk mësojnë vetëm të lexojnë dhe të shkruajnë shqip. Ata takojnë historinë, kulturën, traditat, këngët, festat dhe trashëgiminë e vendit prej nga vijnë prindërit e tyre. Mbi të gjitha, mësojnë ta përdorin shqipen me dashuri dhe pa drojë.
Prindër, mos prisni që fëmija të rritet për t’i treguar se nga vjen.
Jepjani gjuhën sot.
Sepse një ditë ai mund të jetojë kudo në botë, por një fjalë e nënës, një këngë e gjyshes, një tregim i gjyshit, duhet të vazhdojnë të kenë kuptim për të.
Regjistrimet për vitin shkollor 2026–2027 vazhdojnë!
Në regjistrin bashkëngjitur gjeni kurset e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, të organizuara sipas rajoneve, qyteteve dhe zonave, së bashku me emrat e mësuesve.
Gjeni kursin më pranë jush.
Kontaktoni mësuesit tanë.
Regjistroni fëmijët.
Le t’ua japim fëmijëve tanë shqipen jo vetëm si gjuhë të prejardhjes, por si pasuri për gjithë jetën.
LIDHJA E MËSUESVE SHQIPTARË NË GREQI
Gjuha na lidh. Shkolla e mban gjallë.
Të dhëna për kurset mund të kërkoni në:
email: [email protected]
cel: +306942781317
REGJISTRI I KURSEVE TË MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE
Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi
Viti shkollor 2026–2027
RAJONI I ATIKËS
ATHINË
Sepolia
Hasan Tahsini
Entela Kondi, Anila Papa
Sepolia – Ipirou
Jeta
Boralda Petromilo Papajani, Kristina Thanasko Karali, Mirela Minxolli, Selvi Mustafaraj Llavdaniti
Sepolia – Pallini
Konstandin Kristoforidhi
Valentina Bozhiqi, Sonila Lushi
Kolono
Konferenca e Pezës
Anjeza Hakrama
Gizi
Luigj Gurakuqi
Lindita Vendresha, Elona Zeneli
Gizi
Luigj Gurakuqi
Kristina Roshi
Kipseli
LMSHG
Pjerin Lleshi, Majlinda Leka
Metaksurgjio
Mëso Shqip
Vjollca Tafa
Nikea
Shkolla Shqiptare Porta
Renata Durro, Alma Zekollari, Eriketa Qorlazja
Kantza – Pallini
Gjuha Jonë
Majlinda Gjoka
Teknopoli
Bello
Bukurie Bello
Elliniko
Gjuha Shqipe Elliniko
Valentina Karamano
Kalipoli, Pire – Koropi
Rrënjët
Valbona Abedini, Albana Shehu
Online – Athinë
Frang Bardhi
Etleva Jaçe Zhonga
Online – Athinë
Llambi Dhaskali
Rajmonda Gerveni, Albana Gjoliku Shpataraku, Etleva Shtrepi Panajoti, Irma Shtrepi
Online – Athinë
Pandeli Sotiri
Enilda Ganolli Progmi
PIRE
Online
Mësonjëtorja
Mirela Kristo Mocka
PERAMA
Online
Ismail Kadare
Laureta Sulaj
SALAMINË
Online
E Shtuna Shqiptare
Luiza Muho
RAFINË
Frang Bardhi
Afërdita Basha, Brunilda Xhallo Kaçi, Majlinda Rapanj
Shkolla Shqipe Rafinë
Albana Rrumbullaku
KOROPI
Sevasti Qiriazi
Manjola Mersini
RAJONI I MAQEDONISË QENDRORE
SELANIK
Stavroupoli + Online
Progresi
Suela Sterjo, Eva Paloka Roxhe, Nertila Meka
Stavroupoli
Dritëro Agolli
Nertila Meka
Thermi
Shqiponjat
Silva Shtylla
Nea Redesto
Shqiponjat 1
Ëngjëllushe Sina, Shqiponja Pepkolaj
Thermi
Shqiponjat 2
Eliverta Ndoja
Selanik
Fan S. Noli
Fatime Zenelak
Online – Selanik
Frang Bardhi
Lindita Budini
Online
Thermi
Gjergj Fishta
Vera Gjoni
Selanik
Oresti Kreka
Silvana Mile, Bruna Toshkëzi
KATERINI
Online
Sevasti Qiriazi
Majlinda Lipi
RAJONI I KRETËS
IRAKLIO
Online
Frang Bardhi
Klarita Selmanaj, Jerida Kulla
RETHIMNO
Rethimno
Frang Bardhi
Edlira Velaj, Fatmira Gjoka, Blerina Lushi, Nertila Ismaili, Etleva Bejko
Episkopi
Frang Bardhi
Artur Bushpreni, Fiqiri Haxhiu
HANIA
Paleohora
Frang Bardhi
Drita Hoti Tushaj
Tavroniti
Migjeni
Vera Brozi
Hania
Fari i Dijes
Keti Bandilli
RAJONE TË TJERA
PATRA
Patra
Teuta
Dhimitraq Gjyzeli, Miranda Orëmënaj
KORINTH
Korinth
Udha drejt Shkronjave
Mirela Vasili, Albana Shandro
KSILOKASTRO
Ksilokastro
Babë Dudë Karbunara
Ilira Ndrio
ASTROS – VORIA KINURIA
Astros – Voria Kinuria
Dhimitër Pasko
Majlinda Basha
HALKIDA
Gjuha Shqipe
Manila Doda
Mësonjëtorja
Fatmira Hoxha
ERETRIA
Eretria
Drita e Diturisë
Leonora Rajta
LARISA
Konstandin Kristoforidhi
Elona Sollaku
LESVOS
Vrisa
+Online
Frang Bardhi
Elona Leka
Ereso
Gjergj Fishta
Miranda Sina
TINOS
Tinos
Shkolla Shqipe Tinos
Eglantina Adëri



