Ëndrra vazhdon!Shqiponjat rishkruajnë historinë e futbollit shqiptar në Australi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Nizami Rexhepi

Pas fitores historike në Adelaide ndaj FK Beograd, KF Shqiponja – North Sunshine Eagles rishkroi edhe një herë historinë mbrëmë në Melbourne, duke eliminuar Heidelberg United, finalistët e Kupës së Australisë të vitit të kaluar dhe një prej skuadrave më të forta të futbollit në Victoria.

Heidelberg United hynte në këtë përballje si favorit. Vetëm katër ditë më parë, skuadra kishte humbur një tjetër finale, atë të Doherty’s Cup, dhe kërkonte një reagim të menjëhershëm. Por përballë tyre nuk ishte një kundërshtar i zakonshëm. Përballë ishin Shqiponjat kuq e zinj, një skuadër që tregoi karakter, rezistencë, guxim dhe një dëshirë të jashtëzakonshme për të shkruar historinë.

Një klub me traditë, i themeluar në fillim të viteve 1970, dhe një prej skuadrave më të vjetra shqiptare në diasporë, Shqiponja u mbështet edhe një herë nga tifozët Kuq e Zi, të cilët gjatë gjithë 90 minutave, e më pas edhe në vazhdimet, krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme.

Të organizuar, të zëshëm dhe të palëkundur, tifozët i dhanë kundërshtarit një mesazh të qartë: për të fituar ndaj Shqiponjave, duhet të përballesh edhe me lojtarin e 12-të në tribunat

Ndeshja ishte e mbushur me emocione, tension dhe momente dramatike. Kartonë të kuq, përplasje dhe raste të shumta, por asgjë nuk mundi ta ndryshonte rezultatin. Pas 90 minutave, tabela tregonte 0:0. Edhe pas 120 minutave, gjithçka mbeti e kyçur në barazim.

Dhe atëherë erdhi momenti i së vërtetës: gjuajtjet e 11-metërshave.

Heroi i mbrëmjes ishte portieri i Shqiponjës, Rory Brian.

Një pritje vendimtare gjatë ndeshjes dhe më pas dy penallti të pritura në serinë finale e kthyen Rory-n në heroin e madh të kësaj nate historike. Me pritjet e tij, Shqiponja siguroi fitoren dhe një biletë për në çerekfinale të Kupës së Australisë.

Një arritje e jashtëzakonshme, që për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar në Australi e çon një skuadër shqiptare në mesin e tetë skuadrave më të mira të Kupës së Australisë!

Pas ndeshjes, trajnerët Arben Isai dhe Besnik Kutleshi mezi gjenin fjalët për të përshkruar atë që sapo kishte ndodhur. Ata falënderuan lojtarët, të cilët lanë gjithçka në fushë, dhe në veçanti tifozët shqiptarë.

Sepse mbrëmë, tifozët nuk ishin thjesht tifozë.

Mbrëmë u bashkua komuniteti shqiptar.

Nga çdo cep, shqiptarët u mblodhën për të mbështetur Shqiponjën. Kjo është fuqia që mund të dhurojë futbolli: të bashkojë njerëzit, të krijojë emocione dhe të na bëjë krenarë për ngjyrat kuq e zi.

Por ëndrra nuk përfundon këtu.

Më 25 Gusht, Shqiponjat udhëtojnë drejt Queensland-it, ku do të përballen me skuadrën vendase Brisbane Lions, në luftën për një vend në gjysmëfinale të Kupës së Australisë.

Dhe sapo përfundoi ndeshja, tifozët nisën menjëherë rezervimet e biletave.

Sepse kur Shqiponja fluturon, Kuq e Zinjtë udhëtojnë pas saj!

25 Gusht – Brisbane

Shqiponja – North Sunshine Eagles

Një skuadër. Një komunitet. Një ëndërr.

Ëndrra vazhdon!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.