KIIFF, një ekran për kinemanë e pavarur nga Shqipëria dhe bota në Kuçovë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Julia Vrapi

Kinemaja ka qenë gjithmonë një mënyrë për të dokumentuar histori, për të sjellë ide të reja dhe për të krijuar komunikim mes autorëve dhe publikut. Edicioni i parë i “Kuçova International Independent Film Festival” (KIIFF) do të zhvillohet në tetor, pas përfundimit të fazës së aplikimeve ku u paraqitën 3 mijë filma nga rreth 100 vende të botës. Tashmë organizatorët po përgatiten për përzgjedhjen dhe prezantimin e projekteve filmike që do të jenë pjesë e festivalit.   Drejtori artistik i festivalit, Skënder Jaçe, thotë se KIIFF synon të krijojë një lidhje mes kinemasë shqiptare dhe asaj botërore.

“Edicioni i parë i KIIFF synon të krijojë një urë komunikimi mes kinemasë shqiptare dhe asaj botërore. Do të ishte një kënaqësi që krijimtaria shqiptare të përfaqësohej me dinjitet përkrah autorëve nga pesë kontinente”, shprehet Skënder Jaçe, drejtor artistik i festivalit. Në fokus të këtij festivali është krijimtaria e pavarur, ku sipas Jaçes autori ka më shumë liri shprehjeje në film dhe nuk është i kufizuar nga ndikime të jashtme.

“Krijuesi intelektual i pavarur ka më shumë liri shprehjeje në film, nuk është i kufizuar. Ai bën atë që ndjen, pa ndërhyrje apo ndikime nga të tjerët”, shprehet Jaçe. Sipas Skënder Jaçes, drejtor artistik i festivalit, interesi për edicionin e parë të KIIFF ka qenë i madh, me aplikime nga vende të ndryshme të botës. Ai shprehet se filmat do të përzgjidhen nga një komision profesional, ndërsa rreth 60-70 prej tyre do të jenë pjesë e konkurrimit.

Në konkurrim pritet të përfshihen edhe filma shqiptarë, krahas produksioneve ndërkombëtare të ardhura nga vende të ndryshme. “Për herë të parë zhvillohet në Shqipëri një festival i krijimtarisë së pavarur. Kanë qenë 3 mijë aplikime për të marrë pjesë në festival, ku rreth 60-70 filma do të jenë pjesë e tij dhe do të jenë konkurrues. Në festival do të prezantohen filma artistikë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, dokumentarë dhe filma të animuar.

Kanë ardhur filma nga të gjitha kontinentet, nga India, Afrika, Europa, Ballkani dhe Amerika. Tashmë filmat do të seleksionohen nëpërmjet një komisioni të ngritur për përzgjedhjen e tyre në festival, ku do të konkurrojnë. Ky konkurs u zhvillua me transparencë”, shprehet Jaçe. Festivali, që zhvillon këtë vit edicionin e parë, ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Kuçovë dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Festivali që pritet të zhvillohet në tetor

Festivali do të zhvillohet në Kuçovë nga data 13-18 tetor. Skënder Jaçe shprehet se festivali synon të sjellë aktivitet kulturor edhe jashtë qendrave të mëdha, duke i dhënë qytetit të Kuçovës një rol në promovimin e artit dhe krijimtarisë. “U zgjodh Kuçova për zhvillimin e festivalit, sepse qytetet shqiptare duhet të gjallërohen dhe të shpërndahet krijimtaria intelektuale edhe në ato zona ku nuk ekzistojnë festivale të tilla.

Gjithashtu, Kuçova ka shumë vlera dhe mundësi për të ofruar për vizitorët dhe pjesëmarrësit e festivalit”, thotë ai. Festivali do të ketë çmime, ndërsa filmat do të vlerësohen nga juri me profesionistë shqiptarë dhe të huaj të fushës së kinemasë. Aktivitetet do të zhvillohen në kinemanë “Kadri Roshi” të Kuçovës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.