Në Holandë botohet “Rruga e Dëshirave”, libri poetik i Jeton Kelmendi

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Letërsia shqipe shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare me botimin në gjuhën holandeze të përmbledhjes poetike “Rruga e Dëshirave” (Het Pad van Verlangens) të poetit dhe shkrimtarit Jeton Kelmendi.

Vepra është përkthyer në gjuhën holandeze nga përkthyesi Eric Zebroak, i cili ka sjellë me përkushtim dhe ndjeshmëri artistike universin poetik të autorit për lexuesin holandez. Botimi është realizuar nga shtëpia botuese DEMER PRESS, me mbështetjen e zonjës Hannie, të cilëve autori u shpreh mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe besimin në këtë projekt letrar.

Në hyrjen e librit, përkthyesi Eric Zebroak e cilëson “Rruga e Dëshirave” si një përmbledhje që udhëheq lexuesin përmes katër shtyllave kryesore të krijimtarisë së Jeton Kelmendit: filozofisë, dashurisë, përkushtimit dhe lirikës së jetës. Sipas tij, poezia e Kelmendit kapërcen kufijtë gjuhësorë dhe kulturorë, duke trajtuar tema universale që i flasin çdo lexuesi, pavarësisht përkatësisë së tij.

Ky botim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të letërsisë shqipe. Përmes përkthimit në holandisht, krijimtaria e Jeton Kelmendit u ofrohet lexuesve të rinj evropianë, duke dëshmuar edhe një herë se poezia është një gjuhë universale që lidh kultura dhe popuj.

Botimi i “Rruga e Dëshirave” në Holandë vjen si vazhdim i pranisë së veprave të Jeton Kelmendit në shumë gjuhë të botës dhe konfirmon interesimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për krijimtarinë e tij letrare.

Autori shpreh falënderimet e tij të veçanta për përkthyesin Eric Zebroak, shtëpinë botuese DEMER PRESS dhe zonjën Hannie, të cilët bënë të mundur që kjo vepër të arrijë te lexuesi holandez.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.