Kur arti bëhet urë mes Shqipërisë dhe Greqisë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ekspozita ndërkombëtare “3 Paths” në Agios Nikolaos të Kretës

Nga Klarita Selmanaj
Kryetare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi

Në qytetin e Agios Nikolaos të Kretës u inaugurua ekspozita ndërkombëtare “3 Paths – Constantine Manos, Nikos Economopoulos, Enri Canaj”, një ngjarje kulturore me rëndësi të veçantë, e organizuar në MUSEO TZORTZI, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi dhe në bashkëpunim me MOMus – Muzeun e Fotografisë së Selanikut, Muzeun Benaki, Green Project, Rajonin e Kretës dhe Bashkinë e Agios Nikolaos.

Ekspozita solli për herë të parë në Kretë veprat e tre fotografëve të shquar dokumentarë, të cilët, ndonëse i përkasin brezave dhe përvojave të ndryshme, bashkohen në një pikë të përbashkët: njeriun.

Constantine Manos dokumentoi Greqinë rurale të viteve ’60, duke ruajtur në fotografi kujtesën e një bote që po ndryshonte. Nikos Economopoulos e shtriu vështrimin e tij në të gjithë Ballkanin, duke dëshmuar transformimet historike dhe sociale përmes jetës së zakonshme të njerëzve. Ndërsa Enri Canaj, një nga fotografët më të njohur shqiptarë të brezit të tij, sjell në qendër të veprës emigracionin, identitetin, kufijtë dhe përkatësinë, tema që prekin drejtpërdrejt jetën e mijëra shqiptarëve në diasporë.

Pikërisht prania e Enri Canajt i dha ekspozitës një domethënie të veçantë për komunitetin shqiptar në Greqi. Fotografitë e tij nuk tregojnë vetëm histori emigracioni; ato flasin për dinjitetin njerëzor, kujtesën dhe kërkimin e vazhdueshëm të identitetit. Në një kohë kur miliona njerëz jetojnë larg vendlindjes, arti i tij bëhet një pasqyrë ku shumë emigrantë njohin veten.

Pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë aktivitet me ftesë të Ambasadores së Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, të cilën e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme të nismave kulturore dhe për rolin aktiv në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe greke.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan takime me Kryetarin e Bashkisë së Agios Nikolaos, përfaqësues të autoriteteve vendore, si edhe me z. Giannis Tzortzis, themeluesin e MUSEO TZORTZI. Në këto biseda u hodhën bazat për bashkëpunime të ardhshme me Lidhjen e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, me synimin për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative në ambientet e muzeut. Një tjetër ide që u prit me interes ishte krijimi i një këndi të librit shqip në Bibliotekën e Agios Nikolaos, si një hap konkret për promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Kretë.

Veçanërisht të rëndësishme ishin takimet me bashkatdhetarët që jetojnë në Agios Nikolaos. Këto biseda u shndërruan në një mundësi për të diskutuar mbi ruajtjen e gjuhës amtare dhe për të ftuar prindërit shqiptarë që t’i regjistrojnë fëmijët pranë kurseve të mësimit të gjuhës shqipe. Ruajtja e gjuhës nuk është vetëm një çështje komunikimi; ajo është ruajtje e identitetit, e kujtesës dhe e trashëgimisë kulturore.

Vetë MUSEO TZORTZI përbën një destinacion kulturor me vlera të veçanta. Arkitektura e tij ruan karakterin e ndërtesave urbane të Kretës së fund shekullit XIX, duke ndërthurur harmonishëm trashëgiminë historike me funksionin bashkëkohor të një muzeu modern.

Mbrëmja u pasurua me interpretime muzikore dhe recitime poetike. Pata nderin të recitoj poezinë “Atdheu” të Fatos Arapit, si edhe përkthimin tim në gjuhën greke, një moment që u prit me emocion dhe duartrokitje nga publiku.

Ekspozita “3 Paths” dëshmoi se arti nuk njeh kufij. Ai krijon hapësira dialogu, afron njerëzit dhe ndërton ura mirëkuptimi mes kulturave. Pikërisht mbi këto ura mund të ndërtohen bashkëpunime të reja në fushën e kulturës, arsimit dhe jetës së komuniteteve shqiptare në diasporë.

Në një kohë kur identitetet shpesh sfidohen nga largësia dhe migracioni, fotografia, letërsia dhe arsimi mbeten mjetet më të fuqishme për të ruajtur kujtesën dhe për të ndërtuar të ardhmen. Kjo ekspozitë ishte një dëshmi e bukur se kultura nuk ndan popujt; përkundrazi, ajo i afron ata.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.