Mbi 50 organizata i drejtohen Komisionit Evropian me pyetje për Ligjin 21/2024

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Mbi 50 organizata të shoqërisë civile, personalitete dhe përfaqësues nga Shqipëria dhe diaspora, mes tyre akademikë, artistë, gazetarë, arkitektë, drejtues biznesesh dhe eurodeputetë, i kanë dorëzuar zyrtarisht Komisionit Evropian një kërkesë me katër pyetje që lidhen me Ligjin nr. 21/2024 dhe monitorimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në dokument kërkohet që Komisioni Evropian të sqarojë nëse do t’i kërkojë qeverisë shqiptare një plan konkret legjislativ, me afate të përcaktuara, për ta sjellë Ligjin nr. 21/2024 në përputhje me acquis-në e Bashkimit Evropian, si edhe brenda cilit afat pritet të realizohet kjo përputhshmëri.

Nënshkruesit kërkojnë gjithashtu të dinë nëse, në rast se situata mbetet e pandryshuar deri në publikimin e Raportit të Progresit 2026, Komisioni do të zbatojë mekanizmat korrigjues dhe kushtëzues të parashikuar në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit, përfshirë mundësinë e kthimit pas në procesin e integrimit.

Një tjetër pyetje ka të bëjë me masat konkrete që Komisioni Evropian planifikon të ndërmarrë për zbatimin e rekomandimeve të Rezolutës së Parlamentit Evropian të 17 qershorit 2026, veçanërisht në lidhje me moratoriumin e propozuar për ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Po ashtu, kërkohet të sqarohet nëse qëndrimi i Komisionit për këtë çështje do të shprehet vetëm përmes Raportit të Progresit 2026 apo nëse institucioni parashikon të publikojë një komunikim zyrtar përpara publikimit të këtij raporti.

Sipas nënshkruesve, këto pyetje synojnë të sigurojnë transparencë dhe qartësi nga institucionet evropiane në një moment kur debati mbi Ligjin nr. 21/2024 mbetet i hapur. Ata i referohen edhe deklaratës së Kryeministrit Edi Rama në konferencën për shtyp të 14 korrikut, ku ai u shpreh se “ligji nuk ka asgjë për t’u shfuqizuar”, ndërsa njëkohësisht deklaroi se “do ta trajtojmë këtë legjislacion në përputhje me të gjitha standardet evropiane”.

Nënshkruesit theksojnë se kjo nismë, e mbështetur nga organizata dhe personalitete nga Shqipëria dhe diaspora, pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të qytetarëve për të kërkuar transparencë, llogaridhënie, respektimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e standardeve evropiane në procesin e integrimit të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.