Dy nxënës me origjinë shqiptare shpallen nënkampionë bote në Olimpiadën STEM

E martë, 17 Nëntor, 2026

Dy nxënës me origjinë shqiptare kanë sjellë një tjetër histori krenarie për shqiptarët, duke u ngjitur në podium në Finalet Botërore të Olimpiadës Ndërkombëtare STEM, të zhvilluara në Romë. Alper Gurler nga Turqia dhe Junus Aziri nga Maqedonia e Veriut u shpallën nënkampionë bote në kategoritë përkatëse të grupmoshave të tyre.

Alper Gurler, vetëm 10 vjeç, është djali i Mimozës, një shtetase shqiptare që jeton prej 13 vitesh në Stamboll. Talenti i tij në matematikë dhe shkencë është evidentuar që në moshë të vogël. Që në klasën e parë ai u pranua në programin shtetëror turk për fëmijët me aftësi të veçanta, ndërsa një vit më vonë u shpall kampion i Turqisë në Olimpiadën e Matematikës të organizuar nga Universiteti i Singaporit.

Pas këtij suksesi, Alperi përfaqësoi Turqinë në Singapor, ku fitoi medaljen e argjendtë mes më shumë se 5 mijë nxënësve nga vende të ndryshme të botës.

Në vitet në vijim ai ka marrë pjesë në një sërë olimpiadash kombëtare dhe ndërkombëtare, duke fituar dhjetëra medalje dhe kupa. Vitin e kaluar u rendit i dyti në Olimpiadën STEM të zhvilluar në Barcelonë, ndërsa këtë vit u shpall Nënkampion Bote në Matematikë për nxënësit e klasave të katërta në Finalet Botërore të Olimpiadës Ndërkombëtare STEM në Romë.

Një tjetër sukses i veçantë për Alperin është edhe fitorja në një garë ndërkombëtare me rreth 79 mijë pjesëmarrës, ku ai ishte i vetmi nxënës që iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve, duke fituar kupën e vendit të parë.

Në të njëjtën olimpiadë u dallua edhe Junus Aziri, nxënës i Shkollës Fillore “Said Najdeni” në Dibër të Maqedonisë së Veriut. Pasi kaloi me sukses fazat kualifikuese, ai u shpall Nënkampion Bote në kategorinë e matematikës për klasat e pesta.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Junusi tërhoqi vëmendjen duke shpalosur një qilim tradicional me motive kulturore të Dibrës, një gjest simbolik që promovoi trashëgiminë shqiptare në një skenë ndërkombëtare.

Sipas nënës së Alperit, djali i saj përfaqëson Turqinë në garat ndërkombëtare, por mban gjithmonë me krenari edhe identitetin e tij shqiptar. Në çdo aktivitet ai valëvit krahas flamurit turk edhe flamurin shqiptar, duke shprehur lidhjen e fortë me origjinën e familjes së tij.

Suksesi i Alper Gurler dhe Junus Azirit përbën një tjetër dëshmi të potencialit të fëmijëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare dhe një burim frymëzimi për komunitetet shqiptare kudo në botë.

Lajmi është publikuar fillimisht nga Arnavut Haber.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.