Nga Anila Kadija
E diela 28 qershor 2026, Parku “ Childs Hill Park”, në zemrën e Londrës, kumboi nga zërat e nxënësve të shkollave shqipe, nga vallet tona popullore, bukur dhe hareshëm në një ditë vere përplot gëzim komunitar shqiptar!
Një traditë tashmë e jashtëzakonshe ky festim, i cili çdo vit bëhet edhe më i bukur, më i larmishëm dhe gjithëpërfshirës.
E jashtëzakonshme prania e znj. Sarah Sackman
Anëtare e Parlamentit Anglez dhe Ministre e Shtetit për Gjykatat dhe Shërbimet Ligjore
E cila së bashku me z. Lutfi Vata dhe kryetaren e Bashkisë së Barnet-it, Këshilltarja Zahra Beg
mbajtën fjalën përshëndetëse.
“Jam shumë e lumtur që për herë të parë jam pjesë e një manifestimi shqiptar kaq domethënës dhe edukativ “ – tha znj. Sckman midis të tjerash.
Përshëndeti gjithashtu edhe Këshilltari i Enfield, Arben Neza.
Programi i pasur i Ansamblit Ardhmeria, një punë e palodhur nga të gjitha mësueset, nxënësit dhe prindërit e 27 shkollave shqipe Ardhmeria, spikati edhe kësaj here me seriozitet.
Letër Natyrës, një mesazh i bukur dhe i fortë që nxënësit tanë, në linjë me aktualitetin, ia drejtuan mbrojtjes dhe sensibilizimit ndaj natyrës shqiptare.
Vallet e të gjitha trevave shqiptare, këngët dhe poezitë ishin të gjitha një kompleks me ngjyra atdhedashurie.
Morën pjesë çifti Kastriot Xhon Marku dhe Pagarusha Marku të cilët përcollën në këtë ditë të veçantë zërin e profesionistëve të Kosovës.
Interpretimi me patos nga Arben Hoxha dhe Arber Gjeloshi.
Shoqata Arbëria me drejtuesen e saj znj. Rozana Hyka
Ansambli LIRIA me drejtuesen znj. Liri Konomi
Nuk mungoi zëri poetik i Eljona Kodra.
I gjithë ky kontribut krijoi një lidhje edhe më të bukur artistike dhe miqësor bashkëpunimi me Ardhmërinë.
Pjesë e progrsmit DJ Kastrati me vijën melodike.
Nuk do të harrohet kollaj kjo ditë ku nuk mungoi asgjë duke përfshirë edhe tavolinën e gatimit tradicional, reklamimin dhe shitjen e kostumeve popullore, promovimi i sigurimeve në rast aksidenti.
Qershia mbi tortë, si gjithmonë shpërndarja e certifikatave për mbarimin e vitit akademik shkollor 2025-2026.





























