“Sa shqiptar ndihesh ti?” – Mesazhi i Shkollës “Ardhmëria” në Bexleyheath

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nuk ishte një ceremoni e zakonshme e ndarjes së dëftesave. Në ditën e fundit të vitit akademik 2025–2026, Shkolla Shqipe “Ardhmëria” në Bexleyheath zgjodhi ta mbyllte sezonin mësimor me një pyetje që shkon përtej bankave të shkollës: “Sa shqiptar ndihesh ti?”

Për mësuesen Linda Bazina, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje nuk matet me flamurin kuqezi, me bluzat me shqiponjë apo me veshjet tradicionale. Ajo matet me gjuhën që fëmijët zgjedhin të flasin në shtëpi, me fjalët që u drejtojnë prindërve, me mënyrën se si do ta trashëgojnë identitetin e tyre tek brezat që do të vijnë.

Në orët e fundit të mësimit, nxënësit e klasës së të rriturve u përfshinë në një bashkëbisedim të hapur, ku pyetjet retorike i shtynë të reflektonin mbi marrëdhënien e tyre me gjuhën amtare.

“Kur ju pyesin nëse flisni shqip, cila është përgjigjja juaj? Kur u shprehni dashurinë prindërve, e bëni në shqip apo në anglisht? Po kur të bëheni vetë prindër, kush do t’ua mësojë fëmijëve tuaj shqipen nëse ju nuk e zotëroni mirë?” – ishin disa nga pyetjet që, sipas Bazinës, sollën fillimisht heshtje e më pas reflektim.

“Reagimi i tyre ishte hezitimi, heshtja dhe ndoshta për herë të parë një reflektim më i thellë brenda qenies së tyre fëmijërore,” shkruan ajo, duke theksuar se ndërgjegjësimi është shpesh mjeti më i fuqishëm në mësimdhënie.

Ky ishte mesazhi kryesor i ditës së fundit të shkollës: mësimi i gjuhës shqipe nuk është vetëm një proces arsimor, por një përgjegjësi kulturore dhe familjare. Për këtë arsye, Bazina u drejton edhe një apel prindërve shqiptarë në diasporë që të krijojnë sa më shumë hapësira për përdorimin e shqipes në jetën e përditshme të fëmijëve.

“Nëse fëmijët vazhdojnë të flasin gjysmë shqip e gjysmë anglisht, çfarë do të ndodhë me gjuhën shqipe në të ardhmen?” – është pyetja që ajo lë të hapur për çdo familje shqiptare që jeton larg atdheut.

Përtej reflektimit, dita e fundit e shkollës ishte edhe një festë për sukseset e nxënësve dhe përkushtimin e prindërve. Programi artistik, i përgatitur nga mësueset Esmeralda Spahia dhe Anole Ckurti, i dha atmosferë festive mbylljes së vitit, ndërsa në aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i Shoqatës “Ardhmëria”, Lutfi Vata.

Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte vendimi që të gjitha vajzat e shkollës të mbanin flokët me dy bishtaleca ose dy gërsheta – një simbol i thjeshtë i fëmijërisë shqiptare dhe i traditave që shkolla synon të ruajë e t’ua përcjellë brezave të rinj.

Në një kohë kur asimilimi mbetet një nga sfidat më të mëdha të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, aktiviteti i organizuar nga Shkolla Shqipe “Ardhmëria” në Bexleyheath dëshmoi se ruajtja e identitetit nuk nis nga ceremonitë apo festat, por nga gjuha e folur çdo ditë në familje.

Me urimin për pushime të mbara dhe me premtimin për t’u rikthyer në bankat e shkollës në vjeshtë, komuniteti i “Ardhmërisë” mbylli një tjetër vit shkollor, duke përcjellë një mesazh që mbetet aktual për çdo shqiptar në diasporë: gjuha shqipe nuk trashëgohet vetvetiu; ajo mbijeton vetëm nëse flitet, mësohet dhe jetohet çdo ditë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.