Antiteza e fajit

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Antiteza e fajit

Nga Irena Dragoti

Në një botë ku e liga vishet me kostum bindës, shpesh viktima gjykohet më shumë sesa agresori, si një mënyrë e rafinuar , për të mos u përballur me të keqen, që jeton ndër ne dhe godet pa dallim.
Presupozohet se viktima duhet të ishte parashikuese, mendjelexuese, e nënshtruar, mosbesuese, sytë katër, madje edhe e mjerë, e pasuksesshme e konkurueshme, të qajë e ndajë hallet në rrjete sociale, pra të sillet tillë që t’mos i ndezë motorët e urrejtjes, ligësisë!
Në të kundërt po erdhi ora që e liga të të bjerë në qafë nuk do takosh empatinë por analizat zhbiruoso- fajësuese nga” ekspertë” që nuk kanë përjetuar gjë në jetën e tyre ose kanë përjetuar e harruar të shkuarën e ngjashme të tyre.
Pse ndodh kjo, sidomos, nga ata që shpjegimin e marrin si justifikim dhe justifikimin e formulojnë si akuzë???
Sepse njerëzit kanë frikë që nesër mund të jenë në vendin tënd. Dhe për të ruajtur iluzionin e sigurisë, sajojnë një faj tek ti: “Duhet të kesh bërë diçka me patjetër.”
Është gjithnjë më ngushëlluese të besojnë se ti e ke vetkërkuar të ligën e si rrjedhim dhe shpagimin, sesa të pranojnë se bota është e padrejtë apo se bota ka dhe pjesën e ligë.
Ironike, apo jo?
A e kanë fajësuar veten gjykuesit e sotëm kur ju ka rënë i njëjti hall si yti??
Mos vallë është çështje nën vlerësimi ndaj viktimës apo çështje formimi.
Ndaj me parrullën “ unë jam ndryshe e nuk ia bëj borxh askujt” “unë nuk bëj këtë apo atë pra jam përsosmëri” të bëjnë moralin e radhës, shpallin më lehtë fajtorin madje të shohin dhe si kërcënim për veten duke të qëndruar pranë ndaj zgjedhin “ teknikat e radhës” për përjashtimin ndonjë kostoje të mundshme..
Në një botë ku mburoja quhet “mospërfshirje”, ndjeshmëria quhet “çtë duhet ty?” ata që duhej të të kuptonin ndërshkojnë dritën tënde pse verboi errësirën e dikujt.
A i duhet shkak së ligës për të të bërë keq?

Në një botë ideale, pooooo…
Por botën reale, ligësia është shumë e ndershme në ligësinë e saj, dhe vjen si era: pa paralajmërim, pa shpjegim, thjesht sepse dëshiron e mundet kur ka pushtetin, frustrimin, a zilinë dhe pse ti nuk e njeh fizikisht në jetën reale! Madje mund të zbulosh që ka qenë” patronazhistja jote” për një kohë të gjatë duke prit hapin e gabuar! Por edhe nëse ky hap nuk vjen nuk ka problem për të se do ta shpikë..
Pra e keqja nuk është gjithmonë përgjigje, por edhe dëshirë. Mjafton një vend i zbrazët në ndërgjegjen e dikujt, dhe e liga si rrufe që godet një fushë të hapur jo se ia ka bërë borxh qiellit, por sepse është e pambrojtur, godet.

Por kur e keqja na kthehet në prag, befas veshim mantelin e filozofit. Duam të na dëgjojnë, e solidarizohen me ne, të na besojnë, të na respektojnë dhembjen. Të jenë me ne, jo mbi ne me fjalë pranimi, pa dyshime e gjykim.
Njeriu ka prirjen ta dëgjojë dhembjen veç kur ajo ka zërin e vet..Retorikat janë korniza të fshehta që e veshin shoqërinë me ndjenjë të rremë rendi, për të mbuluar kaosin e heshtur të indiferencës.
Pra e keqja nuk ka gjithmonë zë, fytyrë.
Ajo mund të jetë edhe një buzëqeshje shpërfillëse, heshtje që mban anë, pyetje apo konstatim që plagos kurse reteorikat shoqëruese bëhen jehona e kësaj të keqeje, e stërholluar me fjalë të bukura që fshehin zemra të ftohta.
Nga çështje e të kuptuarit, kthehet në çështje zgjedhjeje…:—Do jemi sfidues apo fjalë që arsyeton?
Jeta është plot kryqëzime dhe më i rrezikshmi prej tyre nuk është ai në mes të rrugëve, por ai mes mes solidaritetit dhe paragjykimit, apo mes domosdoshmërisë së një fajtori dhe vetpërjashtimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.