Për herë të parë, New Yorku përfshin gjuhën shqipe në shërbimet e votimit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Qyteti i New York-ut ka ndërmarr një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes më të gjerë të komuniteteve emigrante në procesin zgjedhor, duke zgjeruar shërbimet e interpretimit gjuhësor në qendrat e votimit. Për herë të parë, gjuha shqipe është përfshirë në Programin e Asistencës Gjuhësore për Votuesit, një nismë që synon të lehtësojë pjesëmarrjen e qytetarëve që kanë kufizime gjuhësore.

Komisioni i Angazhimit Qytetar i New York City NYC Civic Engagement Commission ka miratuar një rezolutë që shton gjuhën shqipe në shërbimet e interpretimit në qendra votimi të përzgjedhura në qytet. Sipas autoriteteve, kjo nismë është pjesë e një qasjeje më të gjerë për të forcuar demokracinë përfshirëse dhe për t’u mundësuar votuesve të marrin pjesë “plotësisht dhe me besim” në procesin zgjedhor.

Votimi i hershëm në New York City New York City nis të shtunën, më 13 qershor dhe përfundon të dielën, më 21 qershor, ndërsa Dita e Zgjedhjeve është caktuar për të martën, më 23 qershor.

Shërbimet e interpretimit në gjuhën shqipe do të ofrohen në disa qendra votimi të shpërndara në Bronx, Brooklyn dhe Staten Island.

Qendrat ku do të ofrohet interpretim në shqip (20–21 qershor):

  • Bronx: Columbus High School, 925 Astor Avenue, Bronx, NY 10469
  • Brooklyn: St. Dominic R.C. Church, 2001 Bay Ridge Parkway, Brooklyn, NY 11204
  • Staten Island: Holy Rosary Parish Center, 44 Bionia Avenue, Staten Island, NY 10305
  • Staten Island: Port Richmond High School, 85 St Joseph’s Avenue, Staten Island, NY 10302

Në Ditën e Zgjedhjeve, 23 qershor:

  • Bronx: Columbus High School, P.S. 105, P.S. 96
  • Staten Island: P.S. 22, 1860 Forest Avenue, Staten Island, NY 10303

Autoritetet theksojnë se programi synon të forcojë aksesin e barabartë në procesin demokratik, veçanërisht për komunitetet emigrante që jetojnë dhe kontribuojnë në jetën qytetare të qytetit.

Qytetarët këshillohen të planifikojnë paraprakisht pjesëmarrjen e tyre në votime dhe për më shumë informacion mund të konsultohen në: http://on.nyc.gov/vla

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.