Shqiptarët e Barcelonës pritet të mblidhet sot në ora 18:30 në sheshin Arc de Triomf në një protestë kundër, asaj që organizatorët e cilësojnë si, “shitja e Shqipërisë” dhe ndërhyrjet në zonat e mbrojtura natyrore të vendit.
Në thirrjen e shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të bashkohen në protestë kundër projektit për Zvërnecin, si dhe kundër krijimit të një pike kontrolli private për monitorimin e gazsjellësit drejt Evropës Jugore.
Organizatorët shprehen se protesta nuk lidhet vetëm me mbrojtjen e territorit dhe pasurive natyrore, por edhe me kërkesën për kushte më të mira jetese për shqiptarët në Shqipëri, nga të rinjtë deri te pensionistët.
“Për një të ardhme të drejtë dhe evropiane”, thuhet në mesazhin sensibilizues të protestës, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë më shumë transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të interesit publik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.