Shqiptarët e diasporës në Gjermani kanë paralajmëruar një tjetër protestë në mbrojtje të mjedisit dhe zonave të mbrojtura natyrore në Shqipëri. Këtë herë protesta do të zhvillohet në Këln, ku qytetarët do të mblidhen për të kundërshtuar projektet turistike që, sipas organizatorëve, rrezikojnë Ishullin e Sazanit dhe Peizazhin e Mbrojtur të Nartës.
Protesta është thirrur ditën e diel më 14 qershor 2026, nga ora 17:00 deri në 19:00, pranë Katedrales së Këlnit (Kölner Dom), një nga pikat më të njohura të qytetit gjerman.
Në thirrjen e shpërndarë në rrjetet sociale, organizatorët shprehen se zona e Nartës — e njohur si habitat i flamingove, breshkave të detit dhe shumë specieve të tjera të mbrojtura — po rrezikohet nga ndërtimi i një resorti luksoz.
Ata akuzojnë autoritetet shqiptare për mungesë transparence dhe konsultimi publik lidhur me projektin, ndërsa theksojnë se protestat kundër ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura po shtohen dita-ditës edhe në Tiranë.
“Tani është radha jonë — nga Köln!”, thuhet në mesazhin mobilizues drejtuar diasporës shqiptare.
Organizatorët u bëjnë thirrje shqiptarëve në Gjermani që të bashkohen në protestë dhe të sensibilizojnë miqtë e familjarët, duke theksuar se “çdo zë ka rëndësi”.
Kjo protestë vjen në vijim të një vale reagimesh dhe mobilizimesh qytetare brenda dhe jashtë Shqipërisë për mbrojtjen e zonave natyrore, mes shqetësimeve për ndikimin që projektet turistike mund të kenë mbi ekosistemet e mbrojtura të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.