Shqiptarët në Gjermani po organizojnë dy protesta në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Vjosë-Nartës dhe zonave të tjera të kërcënuara mjedisore në Shqipëri.
Tubimi i parë do të zhvillohet më 13 qershor në Düsseldorf, ndërsa protesta e dytë është paralajmëruar për më 14 qershor në Mynih.
Protesta në Düsseldorf pritet të mbledhë shqiptarë të diasporës që kundërshtojnë projektet turistike në zonat e mbrojtura natyrore, duke kërkuar ruajtjen e Lagunës së Nartës dhe të territorit të Vjosë-Nartës nga, siç shprehen organizatorët, “interesat oligarkike dhe shkatërrimi ekologjik”.
Ndërkohë, protesta në Mynih do të mbahet në Geschwister-Scholl-Platz, përballë hyrjes së Englischer Garten, duke nisur nga ora 16:00.
Në posterat e shpërndarë në rrjetet sociale theksohet se “shkëndija e protestës po përhapet në diasporë”, ndërsa qytetarët bëjnë thirrje për mbrojtjen e natyrës, drejtësisë dhe Shqipërisë.
Në pankartat e protestës përmenden disa prej zonave që aktivistët i konsiderojnë të rrezikuara nga ndërhyrjet dhe projektet zhvillimore, përfshirë Nartën, Rrjollin, Tragjasin, Kurdarin, Gjoricën dhe Gurrasin.
Këto protesta vijnë në vazhdën e mobilizimeve qytetare që po zhvillohen brenda dhe jashtë Shqipërisë kundër projekteve turistike dhe ndërhyrjeve në zonat e mbrojtura natyrore, veçanërisht në rajonin e Vjosë-Nartës dhe Zvernecit.
Organizatorët u bëjnë thirrje shqiptarëve në diasporë të bashkohen në tubime, duke e cilësuar mbrojtjen e natyrës si një kauzë kombëtare që prek brezat e ardhshëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.