Vizitë historike e Kardinalit Ernest Simoni në Parlamentin Britani

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Lirka Kadriu

Isha e nderuar të merrja pjesë në një ngjarje historike në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar në Westminster dhe të takoja Kardinalin Ernest Simoni Troshani (98 vjeqar) – kardinalin e VETËM shqiptar në Vatikan!

Së bashku me disa bashkatdhetarë dhe me Ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Z. Ilir Kapiti, dhe Ambasadorin e Shqipërisë, Z. Uran Ferizi, patëm kënaqësinë të mirëprisnim Kardinalin gjatë vizitës së tij në Londër. Ishte gjithashtu kënaqësi që takova edhe deputetin konservator Mr. Martin Vickers MP, i cili na priti në Parlamentin Britanik, sot!

Një nga momentet më domethënëse të kësaj vizite ishte lutja e përbashkët në Kapelën historike të Shën Marisë (St Mary Undercroft), brenda Pallatit të Westminsterit. Në takimin me Kardinalin Simoni, përmes shkëmbimit të mendimeve dhe diskutimeve të frytshme, si edhe fjalës së tij frymëzuese, reflektuam mbi vlerat e besimit, shpresës, dashurisë dhe paqes që ai mishëron me dinjitet.

Jeta dhe dëshmia e tij përbëjnë një burim të qëndrueshëm frymëzimi për kombin shqiptar dhe më gjerë. Vizita e tij në Mbretërinë e Bashkuar shënoi një moment krenarie për komunitetin shqiptar dhe kontribuoi në forcimin e lidhjeve shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.

Shpreh mirënjohjen time të thellë për këtë përvojë të veçantë dhe për mundësinë që ta ndaj këtë moment me personalitete të nderuara të kombit…dhe po po, i kërkuam Kardinalit që Vatikani zyrtarisht të njohë shtetin e Kosovës!!!

Mirënjohje për organizatorët e kësaj ngjarjeje të veçantë, si dhe një falënderim të veçantë për Don Kastriotin dhe për Gentin/Robin, për kontributin e tyre në realizimin e këtij organizimi të suksesshëm!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.