Diaspora shqiptare proteston në Genova

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare proteston në Genova

Mbi 400 qytetarë shqiptarë të diasporës u mblodhën në Piazza De Ferrari në Genova për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mbrojtjen e pasurive natyrore dhe publike të Shqipërisë, respektimin e shtetit të së drejtës, transparencën institucionale dhe të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar.
Gjatë protestës u ngritën shqetësime mbi zhvillimet që prekin zona me rëndësi të veçantë mjedisore dhe kulturore, si Narta, Zvërneci, Karaburuni dhe Palasa, si dhe mbi fenomenet e emigrimit masiv, shpopullimit dhe humbjes së besimit të qytetarëve te institucionet publike.
Pjesëmarrësit theksuan se iniciativa kishte karakter tërësisht qytetar dhe jo-partiak, duke synuar sensibilizimin e opinionit publik dhe promovimin e pjesëmarrjes demokratike në çështje me interes publik.
Gjatë fjalimeve u vu theksi te nevoja për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e interesit publik. Një mesazh i veçantë iu kushtua bashkimit të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit përballë sfidave që prekin të ardhmen e vendit.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja e gjerë në këtë aktivitet dëshmon rritjen e interesit qytetar për çështjet që lidhen me mjedisin, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Ata kanë njoftuar gjithashtu se protesta do të vazhdojë edhe të dielën e ardhshme, sërish në Piazza De Ferrari, me synimin për të mbajtur të gjallë vëmendjen publike mbi këto kauza.
Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe në respekt të plotë të rregullave dhe autoriteteve lokale italiane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.