Mësuesit e shqipes në Londër vizitojnë për herë të parë Horën e Arbëreshëve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nga Anila Kadija

Një delegacion prej 11 mësuesish të gjuhës shqipe dhe aktivistësh shqiptarë nga Britania e Madhe, i organizuar nga shoqata “Ardhmëria”, zhvilloi për herë të parë një vizitë bashkëpunimi në Piana degli Albanesi, një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë arbëreshe në Itali.

Grupi u prit në ambientet e Bashkisë nga kryetari Rosario Petta, së bashku me zv.kryetaren Morena Picone, si dhe zyrtarët bashkiakë Giuseppe Carbone dhe Nino Cusenza.

Takimi u zhvillua në zyrën e kryebashkiakut, një hapësirë ku çdo element—nga fotografitë historike dhe dokumentet arkivore deri te orenditë dhe materialet ilustruese—pasqyron identitetin, kujtesën dhe krenarinë arbëreshe të komunitetit.

Gjatë vizitës, delegacioni pati mundësinë të ndjekë një dokumentar të shkurtër mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore të Piana degli Albanesi, ndërsa më pas u zhvillua një bisedë njohëse në formën e një tryeze të rrumbullakët, me fokus bashkëpunimin kulturor, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe komuniteteve arbëreshe.

Drejtori shkollave shqipe “Ardhmëria” dhe Kryetari i Lidhjes së Mësueseve në Mbretërinë e Bashkuar, z.Lutfi Vata bëri një paraqitje të punës në shkollat shqipe “Ardhmëria” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai theksoi që kjo vizitë e sponsorizuar tërësisht nga shoqata është një hap i parë kyç lidhës për një rrugëtim konkret njohës dhe bashkëpunimi.

Morën fjalën në vazhdim: Koordinatore – ideatore organizimi znj. Anila Kadija dhe Z. Lavdrim Krashi, Kryetari i Bordit “Ardhmëria”.

Mësueset themeluese Albana Vata, Linda Bazina dhe mësueset Fatmira Zyberi, Solinda Ponari, Anisa Musaj, Elvira Leka, Adelina Hysenaj dhe Anxhela Avdullari.

Në vazhdim vizita mori formën e një bisede historike në  Bibliotekën e vjetër me librat e tyre dhe arkivin e pasur së bashku dhe me Muzeun i Kulturës Arbëreshe, Nikola Barbato. Grupi u shoqërua personalisht nga Kryebashkiaku Petta!

Bukuria dhe dashuria shpirtërore me të cilat ky popull ka ushqyer breza u shpalos edhe në këtë vizitë speciale.

Arbëreshet, kjo pakicë etnogjuhësore shqiptare në Siçili, pasardhës të shqiptarëve që u larguan nga Ballkani në shekujt XV-XVIII, për t’i shpëtuar pushtimit osman, ka  ruajtur me besnikëri gjuhën, traditat, ritet fetare dhe identitetin e tyre për mbi 500 vjet.

Kur je atje, në kontakt me mënyrën se si e flasin gjuhën tonë, trokitja e patkonjve të kalit në eko malesh, e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shoqëron hapat tona nëpër ato rrugica historike.

Me një guidë turistike nga Giusi Schiró, e cila fliste një gjuhë arbëreshe sa melodike po aq të ëmbël, të gjithë të përfshirë në  historinë e këtij vendi, si gjeografikisht ashtu edhe shpirtërisht përjetuan emocione të pakrahasueshme!

Muralet që të përcjellin ngjyrat dhe shpirtin arbëresh u kanë dhënë një karakter vital rrugicave dhe qosheve akute të këtij relievi shkëmbor por me një panoramë ku të mbetet mëndja e varur si në një pasqyrë dashurie pa kushte.

Në këtë udhëtim kulturor e shpirtëror mësuesit u shoqëruan nga përfaqësues të shoqates arbereshe “Bashkë”.

Kudo ku ti shkel flasin dyert e mbyllura nga koha, shumë shtëpi të vjetra kanë mbetur si një muzeum në natyrë me ngjyrën azolo (siç e shqiptojnë ata) por të hapura nga sytë e zemrave që e kanë ndërtuar këtë komunitet prej shekujsh.

Nënat kur i sheh nëpër parqe  u flasin vetëm në shqipen arbëreshe fëmijëve të tyre!

Kjo është gjuha ime, siç u shpreh edhe Patrizia Scalia një zonjë e dashur arbëreshe.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.