Sot Kurban Bajrami, besimtarët falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

E martë, 17 Nëntor, 2026

Komuniteti i besimtarëve myslimanë kremton sot Kurban Bajramin, një nga ngjarjet më kulmore të kalendarit islam, e cila sjell në vëmendje mesazhet universale të sakrificës, devotshmërisë dhe harmonisë sociale.

Në Tiranë, qindra besimtarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u zhvillua ceremonia qendrore e faljes së Namazit të Bajramit, ndërsa rite dhe lutje fetare u mbajtën edhe në xhamitë e tjera të kryeqytetit dhe në qytete të ndryshme të vendit.

Gjatë mesazheve të përcjella në këtë ditë të shenjtë, u theksua rëndësia e paqes, solidaritetit dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë. Përfaqësues të komunitetit mysliman nënvizuan se Kurban Bajrami simbolizon sakrificën, besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit, por edhe kujdesin për familjen dhe komunitetin.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.

Me emrin e kësaj feste janë të lidhura ngjarje madhore që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë, si: rindërtimi i Qabes, haxhi, emërtimi “mysliman”, etj.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të Madh konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.