Nis ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

E martë, 17 Nëntor, 2026

Operatori i Blerjeve të Përqendruara hap procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente ndërkombëtare

 Nga Fatos Çoçoli

Nis zyrtarisht procedura për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i parë financiar zhvillimor me kapital 100% shtetëror në vend. Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka hapur procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente që do të asistojë në hartimin e kuadrit strategjik, operacional dhe institucional të bankës së re.

Procedura synon të tërheqë kompani me eksperiencë ndërkombëtare në ngritjen dhe funksionalizimin e institucioneve financiare zhvillimore, me qëllim që Banka Shqiptare e Zhvillimit të bëhet sa më shpejt funksionale dhe operative. Projekti konsiderohet një nga nismat më të rëndësishme të viteve të fundit në drejtim të krijimit të instrumenteve shtetërore për mbështetjen e ekonomisë dhe sipërmarrjes.

Banka Shqiptare e Zhvillimit: rol kyç në ekonominë tonë

Banka Shqiptare e Zhvillimit pritet të ketë rol kyç në financimin e ekonomisë, sidomos të asaj rurale, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme, përmes mekanizmave financues me kushte lehtësuese. Një tjetër element i rëndësishëm i projektit është zgjerimi i aksesit në shërbime financiare përmes rrjetit të Postës Shqiptare në të gjithë territorin e vendit, duke synuar përfshirje më të madhe financiare, sidomos në zonat ku shërbimet bankare janë më të kufizuara.

Me nisjen e kësaj procedure, projekti hyn tashmë në një fazë konkrete zbatimi, ndërsa autoritetet synojnë që institucioni i ri financiar të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e investimeve dhe forcimin e sipërmarrjes shqiptare.

Sipas dokumenteve të tenderit, kontrata e konsulencës do të mbulohet financiarisht nga vetë Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe afati i fundit për paraqitjen e ofertave është 24 qershor 2026.

Dokumentet  që shoqërojnë procedurën dhe specifikisht termat e referencës tregojnë se kompania fituese do të marrë një rol të gjerë në ndërtimin e strukturës strategjike, organizative dhe operacionale të bankës. Shërbimet e kërkuara përfshijnë hartimin e kuadrit strategjik të institucionit, planifikimin industrial dhe financiar shumëvjeçar, ndërtimin e modelit të biznesit dhe modelit financiar, si dhe përgatitjen e materialeve të qeverisjes dhe koordinimit institucional.

Kontrata parashikon gjithashtu mbështetje për menaxhimin dhe zbatimin e projektit përmes strukturës PMO, koordinimin ndërmjet shtyllave të projektit, menaxhimin e ndryshimit dhe mbështetjen operacionale gjatë gjithë periudhës së implementimit.  Në dokumente specifikohet se operatori ekonomik do të duhet të ofrojë konsulencë në fusha që lidhen me qeverisjen korporative, menaxhimin e riskut, financimin, produktet bankare, teknologjinë e informacionit, burimet njerëzore dhe operacionet.

Pse Banka i re i beson Operatorit të Blerjeve të Përqendruara?

Megjithëse si shoqëri aksionare Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk kishte detyrim ligjor për të zhvilluar procedurat e prokurimit përmes organit qendror blerës, ajo ka zgjedhur vullnetarisht t’ia besojë këtë proces Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Ky vendim shihet si një tregues i besimit ndaj standardeve të transparencës, profesionalizmit dhe procedurave të ndjekura nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

Po ashtu, metodologjia e kërkuar nga autoriteti kontraktor përfshin vlerësimin e projekt-planit (“blueprint”), analizë krahasuese (benchmark), hartimin e planit industrial dhe të biznesit, mbështetje për çështjet ligjore dhe të qeverisjes, si dhe koordinim me aktorët e lidhur të procesit.  Dokumenti i tenderit përcakton se kontrata nuk do të ndahet në lote, pasi shërbimet konsiderohen si një sistem i vetëm funksional dhe i ndërlidhur. Autoriteti kontraktor argumenton se fragmentimi i kontratës mund të krijonte mospërputhje metodologjike, probleme koordinimi dhe vonesa në implementim.

Kohëzgjatja totale e kontratës do të jetë deri në 16 muaj nga nënshkrimi, ndërsa faza e parë e projektit duhet të përfundojë brenda katër muajve të parë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.