“Pretera” prezanton ekspertizën në sigurinë kibernetike në Cybersec Europe 2026

E martë, 17 Nëntor, 2026

Soni Memoci

Kosova  vazhdon të forcojë praninë e saj në sektorin e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike në arenën ndërkombëtare. Në një nga ngjarjet më të rëndësishme evropiane të teknologjisë, panairin “Cybersec Europe 2026”, kompania kosovare “Pretera”, e specializuar në sigurinë kibernetike, u prezantua mes qindra kompanive lider nga e gjithë bota.

Pjesëmarrja e kompanisë tërhoqi vëmendjen edhe të Shefit të Misionit të Republikës së Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i cili vizitoi stendën e kompanisë dhe zhvilloi një takim me drejtuesit Gegë Efendia dhe Dardan Prebreza. Gjatë këtij takimi, ambasadori u informua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë kibernetike, projektet konkrete të kompanisë dhe potencialin profesional të ekspertëve kosovarë në këtë sektor.

Kompania “Pretera”, me seli në Bruksel dhe qendër operacionale në Prishtinë, konsiderohet një shembull i rritjes së kapaciteteve kosovare në fushën e teknologjisë dhe mbrojtjes digjitale. Prezenca e saj në një platformë ndërkombëtare si Cybersec Europe vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për krijimin e partneriteteve të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit me kompani e institucione ndërkombëtare.

“Cybersec Europe 2026” konsiderohet një nga platformat kryesore evropiane dhe globale për sigurinë kibernetike. Në këtë ngjarje mblidhen kompani teknologjike, ekspertë të sigurisë, institucione shtetërore dhe inovatorë nga vende të ndryshme për të diskutuar sfidat më të reja që lidhen me inteligjencën artificiale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe menaxhimin e kërcënimeve digjitale.

Pjesëmarrja e kompanive kosovare në ngjarje të këtij niveli shihet si një tregues i zhvillimit të sektorit teknologjik të Kosovës dhe i aftësisë së profesionistëve kosovarë për të konkurruar në tregun ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.