Fiton kundër rivalit francez, Ermal Hadribeaj një hap larg titullit botëror

E martë, 17 Nëntor, 2026

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj është një hap larg historisë në boksin profesionist, pasi triumfoi ndaj francezit Bakary Samake në duelin e zhvilluar mesnatën e djeshme, duke iu afruar ndjeshëm titullit botëror të World Boxing Council.

I njohur në ring me nofkën “The Albanian Sniper”, Hadribeaj dominoi përballjen prej 12 raundesh në sfidën “WBC World Final Elimination Fight”, duke bindur gjyqtarët me një rezultat të përgjithshëm 116–112 me pikë. Ai fitoi 8 raunde, ndërsa kundërshtari francez arriti të marrë vetëm 4.

Ndeshja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe intensitet deri në sekondat e fundit, pa asnjë knockout, por me një paraqitje të qëndrueshme taktike nga boksiari shqiptar, i cili siguroi fitoren me vendim të gjyqtarëve.

Ky triumf e afron Hadribeajn shumë pranë një momenti historik në karrierë, pasi ai tashmë pritet të sfidojë amerikanin Sebastian Fundora për titullin botëror të World Boxing Council (WBC).

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.