Sekretari amerikan i Shtetit Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar figurën dhe trashëgiminë e Nënë Tereza gjatë një vizite në Misionaret e Bamirësisë, kongregatë e themeluar prej saj.

Në një postim të publikuar në platformën X, Rubio u shpreh se Nënë Tereza la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi ndaj njerëzve në nevojë, duke e cilësuar veprën e saj si një shembull të gjallë të besimit katolik në veprim.

“Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Rubio.

Misionaret e Bamirësisë, të themeluara nga Nënë Tereza, vijojnë edhe sot aktivitetin e tyre humanitar në shumë vende të botës, duke ndihmuar njerëzit në nevojë dhe duke ruajtur gjallë misionin e saj të shërbimit dhe solidaritetit njerëzor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.