Edicioni i II i koncertit “Eja mblidhuni këtu-këtu”, folklori shqiptar në Modena

E martë, 17 Nëntor, 2026

Teatri “Cittadella” në Modena do të jetë mikpritësi i edicionit të dytë të koncertit “Eja mblidhuni këtu – këtu !!!”, një ngjarje kulturore që synon të bëjë bashkë komunitetin shqiptar në Itali përmes muzikës dhe trashëgimisë shpirtërore. Aktivitetit, i cili do të zhvillohet të dytën herë radhazi, organizohet nga shoqata “Albanian Folk Modena” me nismën e presidentes së saj, Monika Bekolli.

Më 31 maj, në orën 16:00, skena e këtij teatri do të shndërrohet në një pikëtakimi për disa breza artistësh e performuesish në diasporë, duke ofruar një program që gërsheton vallen traditcionale, këngën dhe kostumografinë shqiptare.

Vlera kryesore e këtij edicioni qëndron te bashkëpunimi i gjerë institucional dhe artistik, ku dallon përfshirja e fëmijëve të Shkollës “Scanderbeg” nga Parma. Prania e tyre dëshmon përpjekjet e vazhdueshme të komunitetit për të transmetuar gjuhën dhe kulturën amtare tek brezat që rriten jashtë vendit.

Programi koreografik dhe muzikor do të pasurohet nga performancat e trupave tashmë të njohura në rajon:

  • Grupet e valleve: “Shqiponjat”, “Shtojzovallet”, si dhe ansambli i Qendrës Kulturore “Margarita Xhepa”.

  • Mikpritësit: Grupi “Albanian Folk Modena”, që merr edhe rolin e udhëheqësit të këtij formacioni.

Mozaikut kulturor do t’i bashkohen edhe një sërë solistësh dhe interpretuesish të njohur në skenën e emigracionit, mes të cilëve Anton Mirditori, Bejushe Barjamaj, Gjon Mlyshi, Mariana Daçi, Monika Bekolli, Gloria Xhomaqi, Arjan Muka, Diego Bitetto dhe Gezim Pepa.

Përtej aspektit skenik, ky koncert funksionon si një hapësirë komunikimi dhe rrjetëzimi për shqiptarët që jetojnë në rajonin e Emilia-Romagna-s. Në ftesën e saj drejtuar publikut, Monika Bekolli ka theksuar se dyert e Teatrit “Cittadella” janë të hapura për të gjithë ata që duan të ndajnë një pasdite të dedikuar ndaj artit dhe identitetit tonë kulturor.

Detajet e aktivitetit:

  • Data: E dielë, 31 Maj 2026

  • Ora: 16:00

  • Vendi: Teatro Cittadella, Piazza Cittadella 11, Modena (MO)

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.