SHBA/Promovimi i librit të Ag Apollonit:Nderim viktimave të masakrës së Stagovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Promovimi i librit të Ag Apollonit në New York: Nderim viktimave të masakrës së Stagovës

Beqir SINA – New York

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York organizoi mbrëmë një mbrëmje të diplomacisë publike kushtuar promovimit të romanit të shkrimtarit nga Kosova Ag Apolloni, “Glimmer of Hope, Glimmer of Flame” (“Një fije shprese, një fije shkrepëse”).

Aktiviteti shërbeu njëkohësisht si homazh për viktimat e masakrës së Stagovës së Kaçanikut, ku u vranë mizorisht 13 civilë shqiptarë më 21 maj 1999 nga forcat serbe. Ku në mesin e viktimave ishte edhe axha i autorit Apolloni.

Romani, i botuar fillimisht në Kosovë, në vitin 2020, dhe më pas në anglisht, është një roman dokumentar, që rrëfen tragjedinë e dy nënave shqiptare nga Gjakova, Ferdonijes dhe Pashkes.

Ferdonija vazhdon të shtrojë tryezën çdo ditë për katër djemtë e zhdukur, ndërsa Pashka zgjodhi vetëvrasjen me djegie pas kthimit të eshtrave të dy fëmijëve të saj.

Libri ndërthur dëshmi reale me reflektime letrare, duke u krahasuar shpesh me tragjeditë greke klasike.

Në hapje të aktivitetit, Ambasadori Blerim Reka, Konsull i Përgjithshëm, rikujtoi se masakra e Stagovës është pjesë e gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij gjenocidi ende nuk janë dënuar nga drejtësia ndërkombëtare”, theksoi ai, duke nënvizuar nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për drejtësi dhe njohje ndërkombëtare të krimeve.

Në prani të një audience të zgjedhur, përfshirë Prof. Dr. Lori Fisler Damrosch, ish-presidente e Shoqatës Amerikane të së Drejtës Ndërkombëtare (ASIL) dhe profesore në Columbia University, studente nga Columbia dhe Harvard, drejtorë institucionesh kulturore si dhe bashkatdhetarë, për librin foli profesori i njohur i letërsisë krahasuese David Damrosch.

Ai vlerësoi cilësitë letrare të veprës, fuqinë e saj dokumentare dhe aftësinë për të transmetuar vuajtjen njerëzore pa rënë në patos.

Autori Ag Apolloni lexoi fragmente nga libri, veçanërisht pjesët që portretizojnë dy nënat shqiptare. Leximi u shoqërua me emocione të forta te të pranishmit, duke sjellë në qendër kujtesën kolektive për viktimat e luftës.

Ag Apolloni, një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore kosovare, ka studiuar letërsi dhe ka botuar romane, poezi e eseistikë.

Romani “Glimmer of Hope, Glimmer of Flame” është përkthyer në anglisht nga Robert Wilton dhe ka marrë vëmendje ndërkombëtare për qasjen e tij hibride – midis dëshmisë historike dhe reflektimit letrar.

Ky promovim në Nju Jork synon jo vetëm të njohë audiencën amerikane me letërsinë kosovare, por edhe të mbajë gjallë kujtesën e krimeve të luftës. Në një kohë kur përpjekjet për pajtim në Ballkan mbeten të brishta, zëri i Apollonit rikujton se pa drejtësi të plotë, paqja mbetet e paplotë.

Aktiviteti u konsiderua një sukses i diplomacisë publike shqiptare, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York , në përkujdesin e Ambasador Blerim Reka, duke bashkuar akademikë, studentë dhe veprimtar rreth temave të kujtesës, identitetit dhe të drejtave të njeriut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.